Atentat ndaj këshilltarit të bashkisë
Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Morand Hoxha, u plagos rëndë mbrëmjen e gjashtë shkurtit, pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e tij. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21.00 në lagjen "Isa Boletini", në kohën kur 38-vjeçari po tentonte të hipte në makinën e tij të parkuar buzë rruge. Nga shpërthimi u shkatërrua plotësisht mjeti tip "Mercedes Benz 240", si dhe u dëmtuan disa mjete që ndodheshin pranë. Fatmirësisht, Hoxha ndodhej disa metra larg në momentin e shpërthimit dhe mundi të shpëtojë gjallë, megjithëse me plagë të rënda. Nisur nga sasia e madhe e lëndës plasëse që ishte vendosur në mjetin e këshilltarit socialist, dyshohet se autorët kanë pasur si qëllim eliminimin fizik të tij. Gjithsesi, motivet e kësaj ngjarjeje dhe autorët e saj nuk janë zbuluar ende, edhe pse kanë kaluar gati dy javë nga atentati.
#