Shkodër, kërcënohet nëndrejtori i KESH
Mungesa e dritave në qytet duket se ka acaruar qytetarët e Shkodrës deri aty sa të kërcënojnë drejtuesit e KESH. Kështu, një banor i Shkodrës, Agron Troshani, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, pasi ndaj tij kishte bërë kallëzim nëndrejtori i KESH-it, Admir Golemi. Sipas kallëzimit të bërë në polici, Agron Troshani e ka fyer, ofenduar dhe e ka kanosur për shkak të detyrës numrin dy të filialit të korporatës elektroenergjetike. Sapo ka marrë kërcënimet dhe sharjet, Golemi ka depozituar kallëzimin në polici dhe ndaj Troshanit ka nisur procedim penal.