E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Pakistan, 60 të vdekur

 

Të paktën 60 ishte numri i viktimave që humbën jetën në një atentat kamikaz në Pakistan dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, kur një kamikaz hodhi veten në erë përpara hyrjes së hotelit “Marriott” në Islamabad, Pakistan. Hoteli frekuentohej kryesisht nga të huajt. Kamikazi kishte hipur në një makinë bombë dhe u hodh në erë bashkë me të sapo arriti në hyrje të hotelit, i cili më pas u përfshi nga flakët. Atentati ndodhi pak orë pas fjalimit të parë të presidentit të ri të vendit, Asif Ali Zardari përpara dy dhomave të parlamentit në një sesion të përbashkët. Kreu i shtetit njoftoi në fjalim se nuk do të tolerojë asnjë shkelje të territorit të tij në emër të luftës kundër militantëve islamikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›