E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tetor nis diskutimi i pr/buxhetit në Kuvend

 

Në tetor projektbuxheti i vitit 2009 pritet të kalojë për diskutime në Kuvend. Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë përfunduar draftin fillestar të projektbuxhetit. Pak ditë më parë kreu i Financave, Ridvan Bode, dhe stafi i drejtuesve të ministrisë zhvilluan një takimin për buxhetin 2009 me misionin e FMN–së të kryesuar nga shefi i Misionit të FMN–së për Shqipërisë Gerwin Bell. Ministri prezantoi misionit pikat kryesore të buxhetit 2009 duke siguruar se shumë shpejt projekti do të jetë gati për miratim në Kuvend. Për herë të parë qeveria ka vendosur që buxheti i vitit 2009 të arrijë vlerën e 5.2 miliardë dollarë, ose 1 miliard dollarë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë përveç të ardhurave, për herë të parë qeveria shqiptare ka planifikuar që të shesë letrat me vlerë në bursat ndërkombëtare. Sipas projektbuxhetit, vitin e ardhshëm pensionet e fshatit do të rriten me 20 për qind ndërsa ato të qytetit me 10 për qind. Ndërsa për sa i përket pagave rritja më e lartë do të jetë për mjekët dhe arsimtarët, paga e të cilëve është parashikuar të rritet me 15 për qind. Gjithashtu për vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar që të ulë deficitin buxhetor dhe për këtë arsye në 2009 do të ulen investimet me financime të huaja. Por kjo ulje do të kompensohet me rritjen e financimeve me fonde të brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›