Gjermani, mijëra kundër protestës anti-islam
Policia gjermane ka ndaluar për arsye sigurie një manifestim anti-islamik, i cili ishte programuar në Colonia. Mijëra përkrahës të demokratëve kanë dalë në shesh dhe janë drejtuar në pikat kryesore të hyrjes në qytet, për të bllokuar demonstruesit e anti-islamizimit të arrinin në qendër të qytetit të tyre. Sipas njoftimit të policisë gjermane, ekstremistët e së majtës kanë reaguar ashpër ndaj frenimit të qytetarëve e policisë dhe janë ndeshur dhunshëm me policët, duke i goditur ata me sende të forta dhe duke tentuar t’u marrin pistoletat. Kjo ka nxitur forcat e rendit që të përdorin shkopinjtë e gomës kundër tyre. Nga përleshjet me policinë, nga të majtët anti-islamikë ka pasur shumë të plagosur. Kështu demonstrata e paralajmëruar për në Colonia në orën 12:00 nuk është kryer. Kjo protestë është vlerësuar nga policia gjermane si një rrezik për qytetarët.