Atentat në kryeqytet, plagoset i riu

Persona të paidentifikuar qëlluan dje me armë Roland Ndokajn pranë fushës së aviacionit
TIRANË- Një person mbeti dje i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të pa identifikuar në afërsi të fushës së aviacionit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:00, kur Roland Ndokaj, 24 vjeç, nga Tirana u qëllua me armë zjarri dhe mbeti plagosur në trup nga një armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fushës së aviacionit, pranë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, kur 24- vjeçari u qëllua me armë zjarri nga persona ende të panjohur. I dëmtuari po qëndronte në një lokal, në momentet kur i është afruar personi i cili e qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar atij plagë të rënda.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të Komisariatit nr. 2 dhe oficerë të Zyrës së Hetimit të Vrasjes në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes së 24 vjeçarit. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtarak për t'i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes policia ka mbledhur prova për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore është marrë në pyetje edhe i plagosuri, 24- vjeçari Roland Ndokaj. Ky i fundit është pyetur nëse ka dijeni për autorët e dyshuar të ngjarjes.
Policia ka marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë të plagosjes së Ndokajt. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes që përfundoi me një person të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e mundshme të ngjarjes, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka si motiv konfliktin për motive të dobëta.