Atentati: Ekzekutohet në banesë Presidenti i Guinea Bissau
Presidenti i Guinea Bissaus, Joao
Bernardo, "Nino" Vieira, është vrarë
dje nga ushtarët në një sulm hakmarrës
ndaj vrasjes së mëparshme nga forcat
qeveritare të shefi t të ushtrisë. Qyteti
i Bissaus, vendi i trazuar afrikan, është
zgjuar nga të shtëna armësh. Pjesa më
e madhe e banorëve ka qëndruar në
shtëpi, duke mos ditur se kush ishte në
kontroll të vendit të shndërruar tashmë
në një pikë kyçe të trafi kut të drogës.
Siç duket, gjatë këtij shkëmbimi zjarri
ka humbur jetën edhe kreu i shtetit.
Ish-kolonia portugeze është një vend
i përfshirë nga trazira të vazhdueshme
dhe destabilitet që shkakton viktima
dhe frikë. Sipas disa burimeve, duket
se Presidenti është vrarë pas refuzimit
për të negociuar me diplomatët
angolezë në lidhje me dërgimin e tij në
një vend të sigurt. Sipas disa të dhënave,
Presidenti është vrarë në shtëpinë e tij,
ndërkohë që e shoqja ishte strehuar në
ambasadën e një vendi afrikan. Vendi
me 1.6 milionë banorë që nga viti i
shpalljes së pavarësisë, 1974, ka përjetuar
një periudhë shumë të vështirë.
Vitet e fundit, këtij destabilizimi i është
shtuar edhe shndërrimi i vendit në një
udhëkryq të shpërndarjes së kokainës
drejt vendeve të Evropës dhe Amerikës
Latine. Presidenti i ndjerë ishte një ishshef
ushtrie që u rrëzua nga pushteti
gjatë luftës civile të vitit 1990, për t‘u
rikthyer në pushtet pas zgjedhjeve të
vitit 2005. Ai kishte qenë në kontradiktë
me shefin e Forcave të Armatosura,
gjeneral Batista Tagme Na Wai, që u vra
në një sulm të dielën në darkë, gjatë të
cilit u shkatërruan edhe zyrat qendrore
të ushtrisë. Sipas një burimi të brendshëm
të shërbimeve të sigurisë, ata që
mund të kenë organizuar sulmin dhe
atentatin ndaj Presidentit janë ushtarë
të një grupi etnik nga një zonë pranë
kryeqytetit. Mësohet se pasi kana vrarë
Presidentin, atentatorët i kanë grabitur
edhe shtëpinë.
Bernardo, "Nino" Vieira, është vrarë
dje nga ushtarët në një sulm hakmarrës
ndaj vrasjes së mëparshme nga forcat
qeveritare të shefi t të ushtrisë. Qyteti
i Bissaus, vendi i trazuar afrikan, është
zgjuar nga të shtëna armësh. Pjesa më
e madhe e banorëve ka qëndruar në
shtëpi, duke mos ditur se kush ishte në
kontroll të vendit të shndërruar tashmë
në një pikë kyçe të trafi kut të drogës.
Siç duket, gjatë këtij shkëmbimi zjarri
ka humbur jetën edhe kreu i shtetit.
Ish-kolonia portugeze është një vend
i përfshirë nga trazira të vazhdueshme
dhe destabilitet që shkakton viktima
dhe frikë. Sipas disa burimeve, duket
se Presidenti është vrarë pas refuzimit
për të negociuar me diplomatët
angolezë në lidhje me dërgimin e tij në
një vend të sigurt. Sipas disa të dhënave,
Presidenti është vrarë në shtëpinë e tij,
ndërkohë që e shoqja ishte strehuar në
ambasadën e një vendi afrikan. Vendi
me 1.6 milionë banorë që nga viti i
shpalljes së pavarësisë, 1974, ka përjetuar
një periudhë shumë të vështirë.
Vitet e fundit, këtij destabilizimi i është
shtuar edhe shndërrimi i vendit në një
udhëkryq të shpërndarjes së kokainës
drejt vendeve të Evropës dhe Amerikës
Latine. Presidenti i ndjerë ishte një ishshef
ushtrie që u rrëzua nga pushteti
gjatë luftës civile të vitit 1990, për t‘u
rikthyer në pushtet pas zgjedhjeve të
vitit 2005. Ai kishte qenë në kontradiktë
me shefin e Forcave të Armatosura,
gjeneral Batista Tagme Na Wai, që u vra
në një sulm të dielën në darkë, gjatë të
cilit u shkatërruan edhe zyrat qendrore
të ushtrisë. Sipas një burimi të brendshëm
të shërbimeve të sigurisë, ata që
mund të kenë organizuar sulmin dhe
atentatin ndaj Presidentit janë ushtarë
të një grupi etnik nga një zonë pranë
kryeqytetit. Mësohet se pasi kana vrarë
Presidentin, atentatorët i kanë grabitur
edhe shtëpinë.