Bakalli, i fundmi i një epi kombëtar
Në s e ç d o l u f t ë k a
korrespondentët e vet të
luftës, Naxhi Bakalli ka të
drejtën të mburret se është
korrespondent i luftërave epike të
bashkëpatriotëve të tij shqiptarë
kundër osmanëve. Çdo personalitet i
madh historik ka pasur "këngëtarin" e
vet (Agamemnoni Homerin, Aleksandri
i Madh Lisipin, Justiniani autorin e
mozaikut të Ravenës); Gjergj Kastrioti
(i njohur gjerësisht "Skënderbeu") pati
Naxhi Bakallin.
Para disa vitesh vizitova për herë të
parë kalanë e Krujës. Nga muzeu shumë
funksional i Skënderbeut admirova
mjaft eksponate, por vetë u ngula në
sallën e madhe ku ndodhet kompozimi
monumental i N. Bakallit...
Bëhet fjalë për një pikturë me
kompozim epik, me shumë personazhe
dhe nivele, mbi një sipërfaqe muri që
të jep ndjesinë e thellësisë së tablosë.
Peizazh i ashpër malor; kështjellë e
papërkulur, e pashkelur nga këmba e
pushtuesit; me mbrojtës të patrembur,
të vendosur; syri shquan armë vetjake,
armë lufte, ose armë të krijuara me
mjete rrethanore, armë të shpirtit
dhe të dheut amë (gurë, kërcunj dhe
gjithçka tjetër që mund të lëshohet
nga duart e çelikta, të ushqyera me
frymën e shenjtë të atdhedashurisë).
Çdo skenë lufte tregon dhe një botë të
mundimshme. Çdo sekuencë rrëfen
një vëllim të historisë. Çdo shprehje
fytyre është dhe një paraqitje e botës
psikologjike. Çdo lëvizje është dhe një
tronditje. Në çdo hedhje hapi mendohet
edhe vdekja. Dy botë kundërshtare që
japin shpirt dhe dyluftojnë me heshta:
Ballkani i krishterë dhe Azia islame.
Ndryshimi duket dukshëm që nga
veshjet. Më fort dallohet te shprehjet e
fytyrave. Figura e Skënderbeut mbi kalë,
e qetë, vendimtare, e frymëzuar, godet
me ushtë, si Shën Gjergj i dytë, osmanin
e rënë përdhe. Figurë qendrore,
pothuajse bosht i gjithë tablosë... Rreth
e qark tij ndodhen trimat më të mirë,
kapedanët e Skënderbeut.
Kudo sheh skena të madhështisë
dhe të mjerimit njerëzor. Madhështia
e atdhedashurisë ndeshet me mjerimin
e shkatërrimit, të vdekjes, të dhimbjes.
Rreptësia mbinjerëzore që ushqen
keqardhje njerëzore. Rënkimi i të
plagosurit rëndë e bën spektatorin
të rrëqethet... Vdekja "për fe dhe për
atdhe" e shtyn heroin të qëndrojë më
këmbë përpara Biblës. Një ofshamë
dhe pastaj klithma fitimtare. Triumfi
dhe poshtërimi i qenies njerëzore...
Dhe, diku atje në të djathë të
Kastriotit.... humbamenoja intelektual
që ka ngrirë me librin pezull në ajër.
E ç‘ta bësh librin në dorë, kur "fletët"
përqark kullojnë gjak avullues?
* * *
I gjithë ky grup heronjsh dhe
mjeranësh mban era barut. Barut që
shpërthen nga gjoksi i trimërisë dhe
atdhedashurisë. Sepse edhe shpirti i
krijuesit të tyre është dinamit i ngarkuar
me frymëzim. Krijuesi i këtij "teksti
deklarativ", "ligjëruesi" i kësaj pikture
është piktori kombëtar dhe profesori i
Akademisë së Arteve të Bukura, Naxhi
Bakalli, një shpirt i shkëlqyer dhe një
personalitet fisnik, me frymë shqiptare
dhe vizion evropian; një mendimtar
antropocentrik me arsyetim universal;
shtrat i ndërgjegjes kombëtare dhe
dimension me perceptim universal;
një frymëmarrje e thellë e krenarisë
kombëtare dhe një frymënxjerrje
e zgjatur atdhedashurie, por dhe
psherëtimë qytetare...
* * *
Profesor Bakalli zuri brenda
meje vendin e bashkëbiseduesit të
përzemërt dhe të lartë, si përdorues
i admirueshëm i ideve, si shpirt
rrezatues, këqyrës mendimtar, folës i
denjë për t‘u mbajtur mend, plot me
fjalë të matura thjeshtësie. Ky njeri
shpirtëror ishte kaq i këndshëm, i
mprehtë dhe tërheqës, saqë orët e
kaluara pranë tij ishin sekonda për
mendjen, kaq e gjerë është bota e tij
e brendshme!... Për mua, profesor
Bakalli është rrëfyestari pamor i luftës
së lavdishme të Kastriotit, intelektuali
miqësor, artisti madhështor që
shquhet lehtë, qytetari i lartë i
Shqipërisë të cilën ai e do fort ,
"zëdhënësi" i shquar i një gjuhe
shqipe që ndien kënaqësi ta dëgjosh
kur buron me muzikalitet nga goja
e tij.
korrespondentët e vet të
luftës, Naxhi Bakalli ka të
drejtën të mburret se është
korrespondent i luftërave epike të
bashkëpatriotëve të tij shqiptarë
kundër osmanëve. Çdo personalitet i
madh historik ka pasur "këngëtarin" e
vet (Agamemnoni Homerin, Aleksandri
i Madh Lisipin, Justiniani autorin e
mozaikut të Ravenës); Gjergj Kastrioti
(i njohur gjerësisht "Skënderbeu") pati
Naxhi Bakallin.
Para disa vitesh vizitova për herë të
parë kalanë e Krujës. Nga muzeu shumë
funksional i Skënderbeut admirova
mjaft eksponate, por vetë u ngula në
sallën e madhe ku ndodhet kompozimi
monumental i N. Bakallit...
Bëhet fjalë për një pikturë me
kompozim epik, me shumë personazhe
dhe nivele, mbi një sipërfaqe muri që
të jep ndjesinë e thellësisë së tablosë.
Peizazh i ashpër malor; kështjellë e
papërkulur, e pashkelur nga këmba e
pushtuesit; me mbrojtës të patrembur,
të vendosur; syri shquan armë vetjake,
armë lufte, ose armë të krijuara me
mjete rrethanore, armë të shpirtit
dhe të dheut amë (gurë, kërcunj dhe
gjithçka tjetër që mund të lëshohet
nga duart e çelikta, të ushqyera me
frymën e shenjtë të atdhedashurisë).
Çdo skenë lufte tregon dhe një botë të
mundimshme. Çdo sekuencë rrëfen
një vëllim të historisë. Çdo shprehje
fytyre është dhe një paraqitje e botës
psikologjike. Çdo lëvizje është dhe një
tronditje. Në çdo hedhje hapi mendohet
edhe vdekja. Dy botë kundërshtare që
japin shpirt dhe dyluftojnë me heshta:
Ballkani i krishterë dhe Azia islame.
Ndryshimi duket dukshëm që nga
veshjet. Më fort dallohet te shprehjet e
fytyrave. Figura e Skënderbeut mbi kalë,
e qetë, vendimtare, e frymëzuar, godet
me ushtë, si Shën Gjergj i dytë, osmanin
e rënë përdhe. Figurë qendrore,
pothuajse bosht i gjithë tablosë... Rreth
e qark tij ndodhen trimat më të mirë,
kapedanët e Skënderbeut.
Kudo sheh skena të madhështisë
dhe të mjerimit njerëzor. Madhështia
e atdhedashurisë ndeshet me mjerimin
e shkatërrimit, të vdekjes, të dhimbjes.
Rreptësia mbinjerëzore që ushqen
keqardhje njerëzore. Rënkimi i të
plagosurit rëndë e bën spektatorin
të rrëqethet... Vdekja "për fe dhe për
atdhe" e shtyn heroin të qëndrojë më
këmbë përpara Biblës. Një ofshamë
dhe pastaj klithma fitimtare. Triumfi
dhe poshtërimi i qenies njerëzore...
Dhe, diku atje në të djathë të
Kastriotit.... humbamenoja intelektual
që ka ngrirë me librin pezull në ajër.
E ç‘ta bësh librin në dorë, kur "fletët"
përqark kullojnë gjak avullues?
* * *
I gjithë ky grup heronjsh dhe
mjeranësh mban era barut. Barut që
shpërthen nga gjoksi i trimërisë dhe
atdhedashurisë. Sepse edhe shpirti i
krijuesit të tyre është dinamit i ngarkuar
me frymëzim. Krijuesi i këtij "teksti
deklarativ", "ligjëruesi" i kësaj pikture
është piktori kombëtar dhe profesori i
Akademisë së Arteve të Bukura, Naxhi
Bakalli, një shpirt i shkëlqyer dhe një
personalitet fisnik, me frymë shqiptare
dhe vizion evropian; një mendimtar
antropocentrik me arsyetim universal;
shtrat i ndërgjegjes kombëtare dhe
dimension me perceptim universal;
një frymëmarrje e thellë e krenarisë
kombëtare dhe një frymënxjerrje
e zgjatur atdhedashurie, por dhe
psherëtimë qytetare...
* * *
Profesor Bakalli zuri brenda
meje vendin e bashkëbiseduesit të
përzemërt dhe të lartë, si përdorues
i admirueshëm i ideve, si shpirt
rrezatues, këqyrës mendimtar, folës i
denjë për t‘u mbajtur mend, plot me
fjalë të matura thjeshtësie. Ky njeri
shpirtëror ishte kaq i këndshëm, i
mprehtë dhe tërheqës, saqë orët e
kaluara pranë tij ishin sekonda për
mendjen, kaq e gjerë është bota e tij
e brendshme!... Për mua, profesor
Bakalli është rrëfyestari pamor i luftës
së lavdishme të Kastriotit, intelektuali
miqësor, artisti madhështor që
shquhet lehtë, qytetari i lartë i
Shqipërisë të cilën ai e do fort ,
"zëdhënësi" i shquar i një gjuhe
shqipe që ndien kënaqësi ta dëgjosh
kur buron me muzikalitet nga goja
e tij.