E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien tregjet e aksioneve: Indeksi Dow Jones në pikën më të ulët që nga Ê97-a

Tregjet e aksioneve kanë rënë
dje në mbarë botën, duke
shtuar frikën në sektorin
fi nanciar, se kaosi dhe kriza janë
larg përfundimit. Në Wall Street,
indeksi Dow Jones ra nën 7000
pikë, kuotë kjo e prekur për herë
të parë që nga tetori i vitit 1997. Në
Britaninë e Madhe indeksi FTSE
100 shënoi pikën e tij më të ulët
të 6 viteve të fundit. Edhe tregjet
e tjera të aksioneve në bursat më
kryesore të Evropës pësuan rënie
të ndjeshme. Njëherazi është
tronditur shumë edhe kriza e
besimit, ndërkohë që një paketë
financiare shpëtimi prej 30
miliardë dollarësh i është dhënë
nga qeveria amerikane gjigandit
të sigurimeve AIG. Ky vendim u
mor pas deklarimit të një humbjeje
prej 62 miliardësh nga ana
e institucionit. Ndërkohë, HSBC
bëri të ditur po dje planin për të
mbledhur nga aksionerët e saj
edhe 12.5 miliardë dollarë shtesë
për të ekuilibruar bilancet. Për sa
i përket gjigandit AIG, humbjet e
deklaruara së fundmi janë vërtet
tronditëse, për më tepër që institucioni
fi nanciar ka marrë deri më
tani një ndihmë fi nanciare prej
150 miliardë dollarësh, që përbën
edhe paketën më të madhe
dhe më të shtrenjtë të shpëtimit
të qeverisë amerikane ndaj një
institucioni privat. Si për t‘i shtuar
zymtësi situatës dje, njeriu më
i pasur i botës, sipas listës së
revistës "Forbes", deklaroi se ekonomia
amerikane do të përjetojë
një periudhë shumë të vështirë
gjatë këtij viti dhe madje edhe
në periudhën pasuese. Në një
letër të hapur ai tha se kriza ishte
e rëndë, por ndërkohë shprehu
edhe optimizmin se Amerika
do të dinte që t‘ia dilte mbanë
dhe të ringrihej. "Edhe pse rruga
nuk ka qenë e lehtë, sistemi ynë
ekonomik ka punuar mirë në shumicën
e kohës. Ai ka prodhuar një
potencial të fuqishëm ekonomik
dhe njerëzor dhe do të vazhdojë
ta bëjë edhe në të ardhme. Ditët
më të mira për Amerikën janë ato
që do të vijnë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›