LSI dorëzon në Kuvend kërkesën
Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi dje zyrtarisht në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Sali Berisha. Objekti i saj është kriza financiare dhe ekonomike botërore dhe efektet e saj mbi popullin shqiptar. Zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi konstatoi se kriza botërore ka filluar të ketë efekte të mëdha në gjendjen ekonomike të shqiptarëve, sidomos të shtresave më të pambrojtura të shoqërisë. Sipas tij, sistemi bankar në vend ka nevojë për mbështetje dhe nxitje për të vazhduar kreditimin e ekonomisë. LSI premton se do të paraqesë disa propozime antikrizë për të ndihmuar sado pak.