E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati dajës së Shpëtim Zizës, për gjakmarrje

Peshkopi- Babai i 10-vjeçarit të vrarë në Peshkopi kohë më parë, ka qëlluar me armë dajën e autorit të krimit makabër ndaj të birit.

Ngjarja ndodhi pak më parë në qytetin e Peshkopisë, duke rikthyer konfliktin mes familjeve Cenga dhe Ziza. Sipas burimeve policore mësohet se 34-vjeçari Ylli Cenga, shoqëruar nga i vëllai, Syri Cenga i ka bërë atentat me armë Jetmir Xhedikut, i cili ka shpëtuar për fat nga plumbat e derdhur në drejtim të tij.

Pas ngjarjes, policia e vënë në dijeni ka ndaluar dy autorët e atentatit dhe i ka shoqëruar ata në komisariatin e policisë. “Mbi ta rëndon akzua e tentativës së vrasjes të kryer në bashkëpunim”- thonë burimet policore.

Shpëtim Ziza, nipi i objektit të sulmit të sotëm ndodhet në burg, ku vetëm pak kohë më parë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe dhunimin seksual të 10-vjeçarit, djalit të të arrestuarit.

Fillimisht fëmija u denoncua i zhdukur dhe vetëm pas disa ditësh u zbulua i vdekur, i mbytur me lidhëset e këpucëve në qafë. Për ngjarjen u akuzua Shpëtim Ziza, që njihej si me probleme mendore në zonë, i cili e pranoi vete krimin e kryer.

Aktualisht policia po heton për shkakun e atentatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›