E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin doza kokaine te Juridiku, emigranti në SHBA pranon drogën

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për dy të arrestuarit e operacionit policor të koduar “Emigranti”. 

Gjyqtari i gatshëm Ilir Mustafai, e argumentoi këtë masë me bindjen e krijuar se dy të arrestuarit mund të jenë përfshirë në shpërndarjen e narkotikëve. Para gjykatës 31-vjeçari kryeqytetas Edmond Stefani e mori përsipër akuzën duke pretenduar se sasia prej 325 gramësh kokainë dhe shuma prej 155 mijë euro ishin të tijat. Ndërsa duke përjashtuar të bashkarrestuarin me të Artan Lluri, Stefani tha se ky i kishte lënë shtëpinë në ruajtje prej tre muajsh, ndërsa ky duke pasur mendimin se pronari nuk kthehej kishte fshehur narkotikun në këtë banesë që ndodhej pranë Fakultetit Juridik. Këtë pretendim pati edhe pronari i banesës, Artan Lluri, i cili shtoi se ishte kthyer nga jashtë shtetit vetëm një ditë para arrestimit dhe se në banesë ndodhej për t’u interesuar për të. Ndërsa prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi se dy të arrestuarit ishin pjesë e një grupi shpërndarësish të narkotikëve të shtrenjtë në kryeqytet. Sipas tij, droga sillej nga jashtë shtetit prej Llurit dhe shpërndahej në Tiranë nga Stefani. Po kështu Prokuroria pohoi se, edhe shuma e parave të kapura tyre ishin fryt i këtij aktiviteti të paligjshëm, ndërsa Stefani vijoi se më to do blinte banesë dhe niste një aktivitet tregtar.  fa.ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›