Diveroli u hoqi markat kineze fishekëve që vinin nga Shqipëria”
Efraim Diveroli mund të marrë dënimin maksimal 30 vjet burg...
Bledar Hoti
... nëse gjendet fajtor për tre akuzat për mashtrim ndaj qeverisë amerikane në lidhje me shitjen e armëve drejt Afganistanit. Juria federale e SHBA e akuzon Diverolin se ka bërë 35 dërgesa me municion kinez, me rreth 40 milionë USD në Afganistan dhe se këto armë janë blerë në Shqipëri duke iu ndryshuar markat kineze dhe duke e certifikuar si municion i prodhuar në Shqipëri. Në kontratën që AEY e Diverolit kishte nënshkruar me qeverinë amerikane ndalohej importimi i armëve kineze në mënyrë direkte ose indirekte. Gazeta po publikon të plotë materialin ku bëhet e ditur akuza e jurisë federale për mashtrim të lartë që rëndojnë mbi Efraim Diverolin, David Packouz, Alexander Podrizki dhe Ralph Merrill. Ushtria amerikane e ka paguar AEY mesatarisht 10.331.736 dollarë për 35 ngarkesa me municion kinez. Mashtrimi, dokumente false, përfaqësime false, janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi përfaqësuesit zyrtarë të firmës AYE në lidhje me kontratat e realizuara me qeverinë amerikane.
Aktakuza
R. Alexander Acosta, përfaqësuesi ligjor për zonën jugore të Floridas, Sharon Uoods, drejtoreshë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, për shërbimet e hetimeve kriminale të mbrojtjes, Anthony V. Mangione, agjent special në Përforcimin e Doganave dhe emigracionit në SHBA, zyra hetuese në Majemi, brigadier i Përgjithshëm Rodney Johnson, gjeneral në Komandën e Hetimeve Kriminale në ushtrinë amerikane dhe Paul Phillips, drejtor rajonal nga Agjencia e Kontrollit të Kontratave të Mbrojtjes, kanë njoftuar se anëtarët e AEY, Inc. (AEY), Efraim Diveroli, David Packouz, Alexander Podrizki dhe Ralph Merrill janë akuzuar nga një juri federale në Majami mbi akuzat e mashtrimit të lartë në lidhje me dërgesat e municioneve të tyre në Afganistan.
Më në detaje.
Akuza 1: Të gjithë të pandehurit akuzohen se kanë mashtruar SHBA-në duke realizuar përfaqësime false për qeverinë dhe duke konspiruar mashtrim me sigurimet, në shkelje të ligjit 18, të Kodit të SHBA, neni 371 (pika 1).
Akuza 2: Të pandehurit e AEY me në krye Efraim Diverolin kanë bërë deklarata false për ushtrinë amerikane përsa i përket origjinës së vendit të municioneve, duke shkelur ligjin 18, të Kodit të Shteteve të Bashkuara, neni 1001.
Akuza 3: Të gjithë të pandehurit janë akuzuar për mashtrim kundrejt Shteteve të Bashkuara në shkelje të ligjit 18, të Kodit të Shteteve të Bashkuara, neni 1031 (pika 37-71).
Siç pretendohet në padi, AEY është një furnizues municionesh, me zyrë në Miami Beach, Florida. I pandehuri Efraim Diveroli është president i AEY, dhe menaxhon e drejton veprimet e biznesit të AEY. I pandehuri David Packouz ishte drejtori dhe zv/presidenti i AEY. I pandehuri Alexander Podrizki ishte agjent i AEY (përfaqësues), i vendosur në Tiranë, Shqipëri. I pandehuri Ralph Merrill ishte një koleg biznesi i Diverolit, i cili siguronte asistencë financiare dhe drejtuese për AEY-në. Sipas padisë, më 28 korrik 2006, Departamenti i Ushtrisë ka botuar një kërkesë për oferta mbi kontrata për të siguruar lloje të ndryshme municioni për republikën islamike të Afganistanit. AEY-ja ka paraqitur një ofertë dhe i është prezantuar Ushtrisë se mund të përmbushte kërkesat e kontratës dhe të siguronte municionin për 298.000.000 dollarë. Bazuar në këtë ofertë, Ushtria ia dha kontratën AEY më 26 janar 2007. Nën termat e kësaj kontrate, AEY-së i kërkohej të certifikonte se siguronte municion të mirë dhe në gjendje funksionale. Kontrata gjithashtu ndalonte shpërndarjen e municionit të siguruar, në mënyrë direkte apo indirekte, nga një kompani ushtarake kineze.
Padia pohon se të pandehurit i kanë paraqitur dokumente false ushtrisë, ku pretendohej se municioni e kishte origjinën dhe ishte prodhuar në Shqipëri, kur në fakt, municioni vinte nga Kina. Për të zbatuar skemën, të pandehurit Efraim Diveroli, David Packouz dhe Alexander Podrizki i kanë orientuar të tjerët të ndihmojnë në paketimin e municionit që do të shpërndahej në Afganistan dhe i kanë dhënë instruksione për të hequr markat kineze nga kontejnerët, me qëllim për të fshehur faktin se municioni ishte prodhuar dhe vinte nga Kina.
Me çdo ngarkesë, Diveroli, në emër të AEY-së, do të certifikonte në mënyrë false në një certifikatë vërtetësie se municioni ishte furnizuar në përputhje me kërkesat e kontratës, dhe se prodhuesi dhe pika e origjinës së municionit ishte Kompania e Importit dhe Eksportit Ushtarak (MEICO) në Tiranë, Shqipëri. Këto deklarata false në certifikatën e pajtimit ishin bazat për pikat 2-36 të padisë kundër AEY dhe Diverolit. Secila nga 35 certifikatat e sigurimit shoqëronte çdo ngarkesë municioni.
Në shpërndarjen e çdo ngarkese të municionit, i pandehuri Efraim Diveroli do të paraqiste në Departamentin e Ushtrisë bashkë me të tjerët, një kopje të certifikatës dhe një faturë për pagesë drejt AEY-së. Bazuar në këto nënshkrime false, Ushtria e ka paguar AEY mesatarisht 10.331.736 dollarë për 35 ngarkesa me municion kinez. Këto nënshkrime dhe rezultati i tyre që janë pagesat për AEY-në, janë bazat për akuzat 37-71.
Nëse dënohen për akuzat 1-36, secili i pandehur përballet me një dënim maksimal deri në pesë vjet për akuzë. Nëse dënohen për akuzat nga 37-71, secili i pandehur përballet deri në 10 vite burg maksimal për çdo akuzë.
Përfaqësuesi ligjor i Shteteve të Bashkuara, Alex Acosta, ka deklaruar se, “Kontraktuesit e Mbrojtjes janë përgjegjës për efektivitetin dhe sigurinë e municioneve që sigurojnë për trupat tanë dhe ato të aleatëve. Kur këta kontraktues me qëllim devijojnë kushtet e kontratës për të mbushur xhepat e tyre, ata rrezikojnë sigurinë dhe jetën e burrave dhe grave tona me uniformë. Një egërsi dhe mosrespektim për jetët e ushtarëve tanë dhe të aleatëve nuk do të tolerohet dhe do të penalizohet fuqishëm”.
Drejtoresha Sharon Uoods e Departamentit të Mbrojtjes për Shërbimet e Hetimeve Kriminale ka deklaruar se, “Në këto ditë, kur ushtarët dhe partnerët tanë të koalicioneve po luftojnë për të na dhënë siguri, është e dënueshme që lakmia dhe mosrespektimi për sigurinë e njerëzimit janë rezultati i mashtrimeve kaq të rrezikshme. Shërbimet e Hetimeve Kriminale të Mbrojtjes të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes angazhohen, ushtrojnë dhe të sjellin drejtësi për ata njerëz të vegjël që mashtrojnë Shtetet e Bashkuara”.
“Paditja dhe arrestimi i këtyre katër individëve është rezultat i një hetimi trevjeçar të kryer nga Kontrolli i Doganave dhe Emigracionit (ICE) dhe Ushtria”, tha Anthony V. Mangione, agjent special i Zyrës investigative të doganave dhe emigracionit në Majemi. “Ky hetim është një shembull i shkëlqyer që tregon se sa efektiv mund të jetë partneriteti në përforcimin e ligjit për të siguruar se shitja dhe shpërndarja e artikujve të mbrojtjes të bëhet me besnikëri. Ky rast do të shërbejë si mesazh për të gjithë ata individë që tentojnë të përfitojnë nga furnizimi ilegal i artikujve të mbrojtjes për aleatët tanë. ICE-ja do të vazhdojë të dënojë me agresivitet të gjithë ata që shkelin ligjet e eksportit të SHBA”.
“Misioni i agjentëve specialë të njësisë sonë të sigurimit të mashtrimeve është të mbrojnë integritetin e procesit të prokurimit të Ushtrisë dhe të sigurojë se ne marrim produktet për të cilat paguajmë. Paditë e sotme shërbejnë si shembull për të treguar se Ushtria dhe partnerët e përforcimit të ligjit do të nxjerrin shkelësit e ligjeve para drejtësisë”, u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Komandës së Hetimit Kriminal të Ushtrisë amerikane, Brigadier i Përgjithshëm, Rodney Johnson. “Agjentët specialë nga njësia jonë e sigurimit të mashtrimeve kanë punuar pa u lodhur mbi këtë çështje dhe kanë luajtur një rol kritik në padinë e sotme. Këmbëngulja dhe dedikimi i hetuesve tanë të kriminalistikës, të cilët punojnë për këto çështje dhe i kthejnë paratë dhe vlerat Ushtrisë dhe taksapaguesve amerikanë, është një testament për mbështetjen e tyre për ushtarët tanë”, tha Johnson.
Z. Acosta lavdëroi përpjekjet e hetuesve dhe agjencive të ndryshme të përfshira në këtë çështje. Zona jugore e Floridës falënderon Sektorin Kundër-Spiunazh, Taks Forcën e Mashtrimit dhe Prokurimit Nacional dhe sektorin e Mashtrimeve të Departamentit të Drejtësisë për ndihmën e tyre në këtë çështje. Kjo çështje po ndiqet penalisht nga prokurorët Eloisa D. Fernandez dhe James M. Koukios.
Kongresi Amerikan, seancë dëgjimi të martën
Presidenti 22-vjeçar i kompanisë së tregtare të armëve nga Miami Beach dhe tre njerëz të tjerë janë akuzuar të premten se kanë shitur municion të ndaluar kinez për Pentagonin për të furnizuar forcat afgane të sigurisë, deklarojnë zyrtarë federalë.
Një juri federale në Majami ka paditur tregtarin e municioneve, Efraim E. Diveroli, president i AEY Inc., si dhe dy ish-nëpunës të tij dhe një ortak biznesi, mbi akuzat e mashtrimit dhe konspiracionit të paraqitjes ndryshe të tipit të municioneve që i kanë shitur Departamentit të Mbrojtjes si pjesë të kontratës së tyre me ushtrinë prej 298 milionë dollarësh.
Sipas padisë ndaj Diverolit, kolegët e tij dhe kompania kanë shitur “për të pasuruar në mënyrë të padrejtë veten” duke transportuar fishekë kinezë armësh në Afganistan pasi kishin deklaruar se ato ishin të prodhuar në Shqipëri. Kontrata me ushtrinë nuk e lejon tregtinë me armë kineze.
Një avokat për Z. Diveroli në Majemi, Houard Srebnick, i ka hedhur poshtë akuzat në një mesazh me e-mail, duke komentuar se ndalesa amerikane hyn në fuqi vetëm për armët kineze të blera pas 1989, në përgjigje të protestuesve pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen, dhe se AEY ka blerë municion nga Shqipëria që është prodhuar në Kinë në vitet 1960-1970.
Akuzat i kanë vënë kapak një hetimi kriminal federal që ka nisur vitin e kaluar me marrëveshjet e kompanisë rinore me një grup administratorësh 20-vjeçarë. Ushtria amerikane u ka besuar atyre rolin e furnizuesit kryesor të municioneve për forcat afgane.
Në mars, Ushtria pezulloi z. Diveroli dhe kompaninë e tij nga kontrata të tjera federale, duke dyshuar se ai kishte dërguar ngarkesa të ndryshme të fishekëve kinezë në Afganistan pasi kanë certifikuar se ato ishin prodhim hungarez. Një muaj më vonë, Departamenti i Shtetit pezulloi aktivitetin ndërkombëtar të eksportit të kësaj kompanie, duke bllokuar edhe bizneset e tjera të saj.
“Ky është një kthjellim në zhvillim”, tha në një deklaratë Përfaqësuesi Henry A.Uaxman, një demokrat kalifornian që drejton Komitetin e reformave qeveritare dhe Vëzhguese të Dhomës Përfaqësuese. “Sa më shumë mësojmë për AEY, aq më shumë pyetje na lindin”. Para se të deklaroheshin akuzat, komisioni hetimor kishte deklaruar se do të zhvillonte një seancë të martën e ardhshme mbi aktivitetin e AEY. Përveç z. Diveroli, padia të premten ka përmendur David Packouz, një masazhist i licencuar që ishte zv/.presidenti i AEY; Alexander Podrizki, ish përfaqësuesi i kompanisë në Shqipëri; dhe Ralph Merrill, një ortak biznesi i z. Diveroli në Utah që i jepte kompanisë asistencë financiare dhe drejtuese.
Një avokat për z. Packouz, Ken Kukec, refuzoi të komentojë mbi akuzat. Z. Merrill nuk i është përgjigjur telefonatave, dhe Z. Podrizki nuk mund të kontaktohej të komentonte për akuzat të premten vonë. Në janar 2007, Ushtria i dha AEY një kontratë me vlerë potenciale prej 298 milionë dollarësh, që e bëri atë të parën ndër furnizuesit e municioneve për forcat afgane të sigurisë në luftën kundër Al Qaedas dhe talibanëve.
Sipas akuzës, kontrata i kërkonte AEY të certifikonte se po siguronte “municion efektiv dhe të sigurt”. Kontrata me ushtrinë ndalonte furnizimin me municion të blerë në mënyrë direkte apo indirekte nga një kompani ushtarake e Kinës komuniste.
por padia akuzon edhe nëpunësit e AEY pasi kanë dhënë instruksione mbi mënyrën se si të hiqen markat kineze për të fshehur origjinën e municionit. Me çdo ngarkesë në Afganistan, sipas akuzës, Diveroli falsifikonte certifikata sikur armët dhe municionet e dërguara ishin të prodhuara në Shqipëri. autoritetet federale thanë se në bazë të tre paraqitjeve false Ushtria kishte paguar rreth 10.3 milionë dollarë për 35 ngarkesa me municion kinez.
Një hetim nga “The New York Times” në fillim të vitit zbuloi dokumente nga Shqipëria që tregonin se AEY kishte blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë që ishin magazinuar për dekada në ish depot e luftës së ftohtë. Z. Diveroli më pas i kishte sistemuar në kuti kartoni, shumë prej të cilave të dekompozuara dhe të ndara, duke i dërguar në zonat e luftës. Disa lloje të ndryshme municioni janë miksuar. Në disa raste municioni ishte i pistë, i prishur dhe i mbuluar me cipë.
“Efraim Diveroli mori 35 ngarkesa fishekë te MEICO”
Biznesmeni shqiptar Kosta Trebicka thotë se Efraim Diveroli, i arrestuar 48 orë më parë në SHBA për mashtrim të autoriteteve amerikane me tregtinë e municioneve, ka marrë 35 ngarkesa me fishekë shqiptarë nga ndërmarrja MEICO.
Skandali i tregtimit të fishekëve shqiptarë të prodhimit kinez në emër të Pentagonit, kur një gjë e tillë ndalohet nga ligjet amerikane, u bë publik pas shpërthimit në Gërdec. Sipas Trebickës, Prokuroria duhet të zbardhë mënyrën se si municioneve shqiptare iu hoqën mbishkrimet kineze dhe subjektet më pas i deklaruan këto municione tek autoritetet amerikane si prodhime jokineze. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” vetëm 24 orë pas arrestimit të Efraim Diverolit, Kosta Trebicka tha se, prej kohësh nuk është kontaktuar as nga Prokuroria shqiptare dhe as nga autoritetet amerikane të hetimit.
Z. Trebicka, a keni pasur komunikim së fundi me Prokurorinë shqiptare apo autoritetet amerikane lidhur me çështjen e trafikut të municioneve, para arrestimit të Efraim Diverolit?
Jo, nuk kam pasur asnjë komunikim. Jam paraqitur pranë tyre kur më është kërkuar, çfarë kam pasur për të thënë.
Në aktakuzën e autoriteteve amerikane e cila i adresohet Efraim Diverolit, thuhet se janë siguruar pamje filmike dhe imazhe të momenteve kur municioneve shqiptare u hiqen mbishkrimet kineze dhe vendosen të tjera, është fjala për ato që janë deklaruar në mënyrë të rreme tek autoritetet amerikane si prodhim jokinez, a keni dijeni kush e bënte këtë dhe në çfarë kohe a rrethanash ka ndodhur ekzaktësisht?
Unë besoj se këtë duhet ta sqarojë Prokuroria. Çfarë kam pasur për të thënë për këto gjëra i kam deklaruar tashmë.
Megjithatë ju keni qenë në këtë aktivitet për pak kohë apo jo, ndërsa mashtrimi me municionet shqiptare është pjesa thelbësore e aktakuzës ndaj Diverolit?
Po, kam qenë në këtë aktivitet për pak kohë, rreth dy javë. Për gjithçka kam bërë, kam procesverbale dhe dokumentacion të rregullt, që nga ngarkesat e fishekëve deri tek transportimi me avionë dhe lejet përkatëse që kam marrë. Unë kam bërë 11 të tilla, ndërsa Efraim Diveroli ka transportuar 35 ngarkesa me ndërmarrjen MEICO. Le të sqarojë Prokuroria nëse subjekti që më zëvendësoi mua në këtë aktivitet, ka mbajtur procesverbale dhe dokumente të rregullta. Le të sqarojnë hetimet kur i ndryshoi mbishkrimet e municioneve dhe kush ngarkoi fishekë të ndryshkur, a ka pasur dokumentacion për veprimet që janë kryer, si nga ana e MEICO-s ashtu edhe nga subjektet e tjera.
Keni pasur kohët e fundit komunikim me autoritetet hetimore amerikane për të ndihmuar hetimet e kësaj çështjeje?
Jo, përse duhet të më kontaktojnë. Unë isha atje dhe paraqita çfarë kisha për të thënë gjatë qëndrimit tim në Miami.
Me zotin Diveroli keni komunikuar këto muajt e fundit?
Jo, nuk kam pasur asnjë komunikim. Përse duhet të ndodhte kjo?
Deklaratat tuaja për shitjen e municioneve janë publikuar në gazetat amerikane, në “New York Times”, a nuk tentoi ai të komunikonte me ju?
Jo, Diveroli nuk ka tentuar të komunikojë me mua. Nuk kam pasur asnjë komunikim sepse kjo nuk është e lejuar. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të konsiderohej si dëmtim për hetimin e filluar nga autoritetet amerikane prej muajsh.
Dëshmitarët okularë në Prokurori
TIRANE – Prokuroria shqiptare, që po heton tragjedinë e Gërdecit po rimerr në pyetje disa prej dëshmitarëve kryesorë të ngjarjes. Dëshmitarë okularë të rrethanave në të cilat ndodhi shpërthimi katastrofik në Gërdec, po rimerren në pyetje gjatë këtyre ditëve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Dokumentimi i rrëfimeve nga dëshmitarët po bëhet tashmë kur Prokuroria ka ngritur një version shkencor mbi ngjarjen e ndodhur, mesditën e 15 marsit në Gërdec të Vorës. Prej tri ditësh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë paraqitur dhe kanë dhënë deklarime ish-punëtorë të fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec dhe banorë të zonës që kishin shtëpitë pranë vendit të ngjarjes, të konsideruar nga organi i akuzës si dëshmitarë okularë. Ata kanë dëshmuar për mënyrën si u provokua zjarri që shkaktoi shpërthimet katastrofike.
Ish-ministri Mediu në hetim
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është njëri nga shtatë personat ndaj të cilëve Prokuroria po zhvillon hetime lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Organi i akuzës ka filluar zyrtarisht hetimet ndaj tij pas marrjes së shkresës zyrtare në të cilën Parlamenti konfirmon zhvillimin e seancës dhe rezultatin e votimit, që u mbyll me heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ditët e fundit Prokuroria ka mbledhur dëshmi, prova dhe dokumente, që po shfrytëzohen për zbardhjen e plotë të pozicionit që ka pasur Mediu dhe hartimin e pyetjeve, të cilat do t’i drejtohen atij në momentin që do të thirret si person në hetim për të dhënë deklarime në Prokurori. Ky është një nga veprimet që organi i akuzës pritet të realizojë në ditët e ardhshme.