Ish-zyrtari i Regjistrit Kombëtar të Shtetasve, në gjyq për fshehje pasurie
TIRANE – Ish-zyrtari i Regjistrit Kombëtar të Shtetasve dërgohet në gjykatë me akuzat për “refuzim, fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.
Genc Radovicka, ish-drejtor i Regjistrit Kombëtar të Shtetasve në Ministrinë e Brendshme, është person i pandehur në dosjen penale të dorëzuar së fundi në gjykatë nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka marrë rreth një muaj më parë një kallëzim penal nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe menjëherë ka filluar hetimet. Sipas burimeve nga organi i akuzës, nuk është dashur të kryhen shumë verifikime për të dokumentuar sipas Prokurorisë veprën penale për të cilën akuzohet ish-zyrtari. Për këtë shkak, brenda pak kohëve nga momenti kur Prokuroria ka marrë denoncimin, kanë përfunduar edhe procedurat e nevojshme të hetimit dhe më pas, grupi hetimit i ka komunikuar akuzën të dyshuarit. Ish-zyrtari i Lartë i Regjistrit Kombëtar të Shtetasve në Ministrinë e Brendshme, pritet të përballet në gjykatë me akuzat e Prokurorisë, të cilat sipas burimeve zyrtare, ai nuk i ka pranuar gjatë hetimeve paraprake. Ish-drejtori i Regjistrit Kombëtar të Shtetasve është larguar nga kjo detyrë dhe nga Ministria e Brendshme kohë më parë, para se të përballej me problemet e verifikimit e më pas hetimit të deklaratës së tij të pasurisë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, Genc Radovicka është larguar nga detyra që mbante disa muaj më parë. Megjithatë në cilësinë e ish-zyrtarit emri i tij është “shënjuar” pak kohë më parë kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, hodhi shortin për emrat e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Ky short përcaktoi një listë të gjatë zyrtarësh nga të gjitha institucionet, të cilëve deklaratat e pasurisë do t’u verifikoheshin e kontrolloheshin deri në detaje. Pikërisht ky verifikim ka zbuluar mospërputhje e shmangie në deklarimet e pasurisë së ish-drejtorit të Regjistrit Kombëtar të shtetasve për çka ai fillimisht është denoncuar në Prokurori dhe së fundi, është dërguar në gjykatë në cilësinë e të pandehurit. Gjykata mësohet se tashmë ka hedhur shortin e dosjes, që pritët të fillojë nga gjykimi javën e ardhshme. tr.so