“Gani Kamberi”, zbulohet gëzhoja
Shtatë muaj pasi dëshmitari i dosjes së abuzimit me tokat në Kashar u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij, policia ka zbuluar një gëzhojë pistolete vetëm tri metra larg vendit ku u gjet kufoma e Gani Kamberit.
Dashamir Biçaku
Denoncuesi dhe dëshmitari i aferës së korrupsionit dhe falsifikimit, si dhe vjedhjes së tokave të banorëve të zonës, 55-vjeçari Gani Kamberi, u gjet i vdekur me një plumb në kokë në afërsi të shtëpisë së tij, mbrëmjen e 13 tetorit 2007. Policia atëherë nuk mundi të gjente asnjë gëzhojë të armës me të cilën u qëllua dëshmitari i dosjes “Kashari”, e cila arrestoi tre ish-kryetarët e komunës dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tyre në abuzimet me tokat. Shtatë muaj pas ngjarjes, pikërisht ditën e djeshme, burime të policisë së Tiranës konfirmuan se pas disa javësh kërkime në vendngjarje, kishin gjetur një gëzhojë arme. Kërkimet janë kryer me mjete metalkërkuese, nga specialistët e policisë dhe ekspertët kriminalistë. Sipas burimeve të policisë gëzhoja, është gjetur, rreth tri metra nga vendi ku shtatë muaj më parë u zbulua i vdekur me një plumb në kokë, banori i zonës Gani Kamberi, të cilit i ishin “rrëmbyer” 9 mijë metra tokë në pronësi të tij. Gëzhoja është gjetur në drejtimin jugperëndimor të vendit ku gjendej kufoma. Kërkimet për gjetjen e gëzhojave të ngjarjes së tetorit të vitit të kaluar, kanë nisur nga specialistët e policisë pas zhvarrimit të trupit të të ndjerit Gani Kamberi, rreth një muaj më parë. Për shkak të dyshimeve të familjarëve dhe Prokurorisë se Gani Kamberi mund të ishte vrarë dhe jo vetëvrarë siç policia e kishte klasifikuar ngjarjen, organi i akuzës urdhëroi zhvarrimin e kufomës. Deklarimet e familjarëve të Gani Kamberit që flisnin për vrasjen e tij u referuan në Prokurorinë e rrethit. Të afërmit thanë se Kamberi kishte marrë kërcënime nga persona të ndryshëm pasi kishte denoncuar aferën me tokat. Katër ditë para vdekjes, ai kishte denoncuar në polici dhe prokurori, aferën e vjedhjes, falsifikimit dhe mbivendosjes së pronave në komunën e Kasharit dhe në fshatrat e kësaj komune. Hetimi paraprak i kryer nga policia e komisariatit nr. 2, zyra e hetimit të vrasjeve të Drejtorisë së Tiranës, u konkludua se Gani Kamberi kishte kryer vetëvrasje. Kjo sipas policisë, vërtetohej nga këqyrja e vendit të ngjarjes, mënyra se si ishte gjetur viktima, arma në dorën e tij, si dhe drejtimi i hyrjes dhe daljes së predhës. Ndërkaq Prokuroria ishte e pabindur me provat e policisë duke kërkuar hetime shtesë për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Gëzhoja dërgohet për ekspertim
Gëzhoja e gjetur mesditën e djeshme nga kriminalistët e policisë pranë vendit ku u gjet kufoma e Gani Kamberit, është administruar si provë nga hetuesit. Ajo është dërguar për ekzaminim më të specializuar në Institutin e Policisë Shkencore. Gëzhoja do të krahasohet me një gëzhojë të qitur nga arma e gjetur në dorën e Gani Kamberit, kur policia kishte mbërritur pas informacionit se një person i vdekur ndodhej në rrugë pranë liqenit në fshatin Kashar.