Prokuroria: Të bllokohen 70 patenta false
Prokuroria e kryeqytetit i ka kërkuar Policisë Rrugore bllokimin e 70 patentave të kursantëve të autoshkollës “Universal-Vip”, kreu i së cilës bashkë me dy instruktorët dhe dy anëtarë të Komisionit Shtetëror ndodhen në qeli prej tre muajsh.
Fatos Mahmutaj
Prokuroria e kryeqytetit veç akuzës së “korrupsionit aktiv dhe pasiv” me të cilën i prangosi këta, tashmë ka ngritur ndaj tyre edhe akuzën e “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”. Ajo që i dha kthesë hetimit është një bllok shënimesh, ku 58-vjeçari Jonus Meshi, instruktor praktike në autoshkollën “Univers-Vip” ka shënuar me detaje të gjithë veprimet e kryera me rreth 300 kursantët e kësaj autoshkolle që nga fillimi i vitit 2004 e deri në momentin arrestimit. Çdo fletë e bllokut i kushtohej një kursanti dhe fillon me gjeneralitet e tij, pastaj me listën e dokumenteve për t’u pajisur me patentë, pagesat për secilin dokument dhe fakti nëse dokumenti është fals apo i saktë. Më tej shënohen pagesat për llogari të autoshkollës, ndërsa pranë fundit të fletës, pagesa ekstra prej 300 mijë lekësh për plot 70 persona, shumë që sipas ditarit, ka shkuar në xhepat e instruktorëve. Emrat e dy instruktorëve që kanë marrë në provim kursantët janë shënuar me shkurtime, çka sipas Prokurorisë tregon afrimitetin midis tyre. Duke përzgjedhur emrat të cilët kishin bërë pagesën ekstra, Prokuroria sekuestroi dosjet e tyre edhe gjeti në to shkelje që nga zgjidhjet e testit teorik, dokumente të falsifikuara që kishin të bënin me dokumente shkollore, vendbanimi, apo vërtetime prokurorie e gjykate dhe deri te raporti mjekoligjor. Pas kësaj Prokuroria vendosi të shtonte akuzat ndaj pesë të arrestuarve të operacionit policor të koduar “Gërshërët e ligjit”. Ndërkohë veç kësaj, Prokuroria ka dërguar në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës dokumentet që dyshohen të falsifikuara, për të plotësuar akuzën ndaj të arrestuarve. Pesë të pandehurit e këtij operacioni: Emiljano Kahu, 31 vjeç e Sokol Breca 43 vjeç, anëtarë të komisionit të marrjes në prova për leje drejtimi pranë DSHTRRT; Jonus Meshi 58 vjeç, instruktor praktik në autoshkollën “Univers-Vip”; Qazim Hoxha, 57 vjeç, instruktor teorie dhe praktike në këtë autoshkollë dhe Kadri Dajçi 52 vjeç, efektiv i sektorit të rendit në policinë e kryeqytetit, njëkohësisht bashkëpronar i “Univers-Vip”, u prangosën më 13 mars të këtij viti pas survejimit dymujor nga struktura e antikrimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës.