Atentati ndaj Lul Berishës ende pa autor

07/05/2005 Shumë të dyshuar e të shoqëruar në polici
DURRES – Ka mbetur pa emër autori që qëlloi tetë herë në drejtim të Lul berishës e dy personave të tjerë, paraditen e së enjtes, në qytetin e Durrësit. Tre të plagosurit, nuk kanë bërë të ditur asnjë identitet të mundshëm autori, sikurse kishte shpresuar policia.
Nga ana e saj, policia e Durrësit dështon në kapjen e atentatorëve të dy ditëve më parë. Megjithë deklarata për identifikimin e plagosësve të tre personave, ende deri dje nuk ishte bërë asnjë emër i mundshëm zyrtarisht i ditur, ashtu sikurse nuk ka ende as ndonjë motiv zyrtar.
Autori, qëllim plagosjen, jo vrasjen
Tre të plagosurit kanë marrë plumba në gjymtyrë dhe në pjesët e poshtme të trupit, çfarë ka hedhur dyshimet se personi, që ka qëlluar mbi ta, ka pasur si qëllim vetëm plagosjen e së paku të njërit nga tre të ndëshkuarit.
Ndryshe nga Isuf Morina, që trajtohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën, Lulëzim Berisha dhe Kujtim Haxhiaj kanë lënë në mbrëmje spitalin e Durrësit, pasi plagët që kanë marrë nuk kanë qenë të rënda.
Nga ana tjetër, mësohet se të plagosurit kanë pohuar se autori i krimit ka qenë i vetëm, ndërsa nuk kanë mundur të shohin drejtimin e arratisjes së tij. Fillimisht policia tha se ka të
dhëna të plota për emrin e atentatorit, por, ndërsa kanë kaluar më shumë se 36 orë nga ngjarja, vrasësi ka lënë vetëm gëzhojat dhe së bashku me armën e krimit ka mundur t'i shpëtojë edhe identifkimit. Për këtë ngjarje, uniformat blu nuk kanë shoqëruar ende asnjë person në polici dhe sipas deklarimeve edhe ata persona, të cilët janë marrë në pyetje për të dëshmuar rreth asaj
që kanë parë në vendin e ngjarjes, i janë shmangur dhënies së detajeve, duke vështirësuar më tej nxjerrjen e së vërtetës.
Të dyshuar shumë, por asnjë në pranga
Autori i krimit, që ka shkrehur armën, i ka shpëtuar identifikimit, edhe pse ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në vendin e krimit kanë qenë dëshmitarë shumë kalimtarë dhe pronarë të lokaleve aty pranë.
Të njëjta pohime shtojnë se policia ka në dorë disa emra të të dyshuarve dhe se në orët e natës, si dhe gjatë ditës së djeshme, i ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit, por pa mundur të shoqërojë askënd. Edhe motivet e krimit kanë mbetur enigmatike për grupin që po heton rreth ndodhisë, që ka tronditur qytetin e Durrësit për të dytën herë brenda dy muajve.
Së paku dje, policia, ashtu si dhe ditën e realizimit të atentatit nga një i ri, që ka çarë pa shumë mund uniformat blu, nuk ka dhënë asnjë pistë hetimi, duke lënë edhe këtë atentat në dosjet e krimeve të pazbuluara.
Policia shpresonte te të plagosurit, për identifikimin e autorit
Viktimat refuzojnë bashkëpunimin me policinë
Deklarimet e policisë, se kanë skeduar personin që ka lënë të plagosur Lulëzim Berishën dhe dy shokët e tij, Isuf Morina e Kujtim Haxhija, janë mbuluar nga dyshimet. Policia ka shpresuar se do të jenë të plagosurit, ata që do të ndihmonin në identifikimin dhe zbardhjen e motiveve të krimit, por agjentët e policisë mësohet se nuk kanë mundur së paku deri tani të shënojnë në listën e të shpallurve në kërkim ekzekutorin, që qëlloi mbi pronarin e ish-fermentimit të duhanit dhe dy personave të tjerë. Ndonëse për këtë ngjarje reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, blutë e Durrësit kanë mbërritur te vendi i realizimit të krimit në kohën që ekzekutori ishte larguar vetëm pak minuta më parë me të njëjtën makinë që ai ishte afruar në pritje të “presë”.
Burime nga policia pohojnë se të tre të plagosurit, të cilët janë gjetur në befasi dhe pa asnjë rrethanë mbrojtjeje përballë plumbave të pistoletës 7.62 mm të atentatorit misterioz, janë pyetur nga agjentët e policisë gjyqësore, pasi u është dhënë ndihma e parë mjekësore. Gjithashtu, sipas policisë, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjajres, asnjëri nga të tre të plagosurit nuk ka rezultuar i armatosur, ndërkohë që ata i drejtoheshin lokalit, që gjendet në katin e parë të fermentimit, pronë e Lulëzim Berishës, pas ankandit të zhvilluar në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar.
Pohime nga brenda policisë bënë të ditur se asnjëri nga viktimat e atentatit nuk ka njohur personin që u ka drejtuar pistoletën. Sipas tyre, ekzekutori ka qenë i moshës së re, i pamaskuar dhe jo më shumë se pesë metër larg tyre, ndërkohë që ka shtënë në krahun e majtë të tyre në afërsi të trotuarit, pikërisht ku ishte parkuar makina e Lulëzim Berishës.
Ndërsa Berisha, Morina dhe Haxhija i janë drejtuar lokalit, vrasësi u ka tërhequr vëmendjen dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Pohime rreth ngjarjes së ndodhur rreth orës 10.37 të ditës së enjte janë shprehur se autori i krimit nuk ka pasur si synim të vrasë asnjërin prej tyre, por vetëm t’i plagosë, duke thënë se distanca mes tyre ka qenë shumë e vogël dhe e mjaftueshme për të realizuar vrasjen.
Shumëfisohen postblloqet e patrullat e uniformave blu
Gjakosja e përsëritur e Durrësit, frikë te policia
Frika e rikthimit të vrasjeve në qytetin bregdetar të Durrësit ka shtyrë policinë të marrë masa shumë të forta sigurie, veçanërisht brenda në qytet. Ka qenë vrasja e mbetur pa autor e Klodian Saliut, më 18 shkurt të këtij viti, ajo që ka nxitur policinë e shtetit të rrisin praninë e pikave të kontrollit në të gjitha akset rruge në qytet për të parandaluar hakmarrjet.
Megjithëse kordonat e unifrmave blu gjatë dy muajve kanë vënë në
pranga shumë të kërkuar nga drejtësia, si dhe kanë bllokuar deri edhe arsenal armësh pa leje, ka ndodhur ajo të cilës policia i frikësohej dhe pikërisht gjakosja në qytet.