Mashtruan për pasaporta, gjykim në gjendje të lirë
07/05/2005 Dy viktima denoncuan mashtruesit
DURRES - Shtetasi G.Gashi, banues në një fshat të Shijakut dhe E. Selimi, me banim në Durrës, janë denoncuar nga dy shtetas pasi, sipas tyre, ata kishin paguar një shumë të madhe parash për të përfituar në mënyrë të padrejtë dokumente false për të kaluar në Itali. Sipas kallëzimit në polici, shtetasi Gashi i ka marrë N.D., 535 mijë lekë (të vjetra), ndërsa Selimi ka përfituar nga shtetasi A. D., 260 mijë lekë dhe pasi ata kanë pretenduar se janë mashtruar i janë drejtuar policisë për denoncimin e tyre.
Të dy të akuzuarit nuk kanë pranuar se kanë mashtruar shtetasit, ndërkohë që policia ia ka kaluar materialet organit të prokurorisë, e cila ka vendosur që Gashi dhe Selimi do të gjykohen në gjendje të lirë për veprën penale të vjedhjes nëpërmjet mashtrimit.