Braktiset foshnja dyditëshe te stacioni i trenit në Vlorë

07/05/2005 Shoqërohen disa femra në polici, nuk gjendet nëna
VLORË - Gjendet një fëmijë dyditësh i braktisur në rrugë, në afërsi të stacionit të trenit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, kalimtarë të rastit kanë dëgjuar të qarat e një fëmije dhe mbasi janë afruar kanë parë të mbështjellë me një batanije një fëmijë të seksit mashkull, i braktisur nga nëna e tij. Menjëherë ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar shumë shpejt në vendngjarje dhe ka marrë fëmijën, të cilin më pas e kanë dërguar në maternitet për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.
Mbas disa orë trajtimi në repartin e maternitetit, foshnja është dërguar në shtëpinë e fëmijës. Sipas mjekëve, fëmija, i seksit mashkull, ka lindur dy ose tri ditë më parë. Në maternitet, mjekët pohuan se fëmija ka ardhur në një gjendje relativisht të mirë, por ka pasur mavijim të gishtave të këmbës e duarve, pasi ka qëndruar disa orë jashtë në rrugë e në një kohë me shi. Dyshohet se fëmija mund të jetë lindur edhe në martenitetet e qyteteve të tjera, ose në ambientet shtëpiake, apo klinikë private.
Policia më pas ka bërë shoqërimin në komisariar të tre femrave, të cilat kanë qenë për vizitë, apo kanë lindur në repartin e matrenitetit ditët e fundit, por deri në orët e vona asnjëra prej tyre nuk ka pranuar mëmësinë e fëmijës së braktisur. Policia ka mbajtur të shoqëruar në polici vetëm një të dyshuar kryesore, për braktisjen e fëmijës të sapolindur, por ajo nuk e ka pranuar faktin se ka lindur një fëmijë para disa ditësh.
Fëmija i braktisur ditën e djeshme është e dyta foshnje e gjetur e braktisur brenda një jave.