Atentati ndaj Nunit, policia: Kemi dy të dyshuar konkretë
Konkretizohen hetimet për atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Policia ka shoqëruar dy të dyshuar për këtë atentat, megjithëse nuk ka asnjë provë të fortë për implikimin e tyre. Pavarësisht se grupi hetimor nuk ka bërë të ditur shumë detaje në lidhje me dokumentimin e kësaj ngjarjeje kriminale, mësohet se atentati nuk ka të bëjë me detyrën e Nunit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Për këtë arsye, hetimet janë shtrirë në një tjetër pistë, atë për motive të dobëta, ndërkohë që dje janë marrë në pyetje edhe pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë në lidhje me konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit në këtë profesion. Nga ana tjetër, burimet spitalore tregojnë se ditën e djeshme Nuni ka lënë spitalin dhe është transferuar për mjekim në banesë.
Hetimet për atentatin
Pas marrjes në pyetje të anëtarit të Gjykatës së Lartë, nga grupi hetimor ka vijuar puna për dokumentimin sa më të shpejtë të kësaj ngjarje kriminale. Sipas informacioneve, ngjarja është vlerësuar maksimalisht dhe në grupin e punës janë përfshirë vetë drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe ata të Prokurorisë për Krime të Rënda. Gjatë natës së të hënës dhe orëve të para të së martës, policia ka shoqëruar rreth dhjetë persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes, ose të dyshuar konkret për këtë atentat. Sipas informacioneve të marra nga grupi i punës, dy prej të shoqëruarve dyshohen se mund të kenë lidhje direkt me këtë atentat. Por, veç dyshimeve, ende nuk ka asnjë provë për ta. Megjithatë, policia ka konkretizuar hetimet e saj në një pistë për motive të dobëta. Burimet shpjegojnë se ka rënë poshtë pista se atentati ka lidhje me detyrën e Ardian Nunit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Por, nuk përjashtohet pista e konflikteve që ai mund të ketë pasur në detyrën e pedagogut në Fakultetin e Drejtësisë. Në këto kushte, policia ka marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme, pedagogë të këtij fakulteti, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me informacionet e kërkuara nga policia.
Nuni lë spitalin
Ekipi mjekësor ka vendosur dje pasdite, që anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, të lërë ambientet e Spitalit Ushtarak. Pas vlerësimit të bërë, është vendosur që në ditët në vijim, ai të mjekohet në banesë. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, u qëllua me armë zjarri pistoletë mbrëmjen e së dielës nga një person ende i paidentifikuar, i cili mendohet se shoqërohej edhe nga një person tjetër. Sipas mjekëve që po e mbajnë në vëzhgim, gjendja shëndetësore e Ardian Nunit paraqitet e mirë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore e konsultave është marrë vendimi që ai të mjekohet në banesë. Si pasojë e 4 plumbave, gjyqtari Nuni ka pësuar dëmtime në 2 organe, në ekstremitetin e sipërm të majtë (në krahun e majtë) dhe në legjionin lumbar në inde të buta, muskulaturë, por pa rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 22.30 në rrugën "Medar Shtylla" në Tiranë, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit Ardian Nuni, i njohur për aktivitetin e tij në sistemin e drejtësisë shqiptare. Nga viti 2007, Nuni është anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjyqtari Ardian Nuni është vizituar nga autoritetet më të larta të shtetit, qeverisë, Kuvendit etj., të cilët kanë dënuar atentatin ndaj tij dhe kanë kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve të krimit.
Reagimi
Ambasadori Uithers: Të
zbulohen autorët e ngjarjes
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers, ka reaguar ndaj atentatit të bërë para dy ditësh gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nunit. Ambasadori amerikan shprehu shqetësimin e tij personal në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mes të kryeqytetit, duke kërkuar dhe theksuar se agjencitë ligj-zbatuese duhet të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve të ngjarjes. Deklarata e ambasadorit amerikan u bë gjatë takimit të zhvilluar dje me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post. Ambasadori amerikan u shpreh se organet e pavarura të drejtësisë duhet të jenë në front të luftës antikorrupsion, në respekt absolut ndaj parimeve demokratike. Uithers dhe Becaj deklaruan se sistemi gjyqësor në një vend demokratik është një nga hallkat më të rëndësishme me një vlerë të pazëvendësueshme. Uithers u shpreh se jo vetëm ai, por edhe vendi i tij do të jenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar për një drejtësi të pavarur, për të bërë të mundur funksionimin sa më të mirë të shtetit ligjor.
Reagimi
Avokatët: Atentati ndaj
Nunit, jo i papritur
Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cilëson atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, si të paprecedent për drejtësinë shqiptare. Nëpërmjet një reagimi, ata deklarojnë se akti ishte i tejskajshëm, por jo i papritur. "Theksojmë se dora kriminale, e cila gëzoi të prekë autoritetin më të lartë të hierarkisë së drejtësisë, është stimuluar dhe frymëzuar në të gjithë këtë periudhë tranzicioni nga presioni në vazhdimësi që starton që nga pushtetet më të larta në përgjithësi dhe segmenteve të veçanta të shtetit, me qëllimin e vetëm të përmbushjeve të kredive dhe interesave që nuk i kanë shërbyer asnjëherë vendosjes së shtetit të së drejtës", thuhet në reagimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e kryesuar nga avokati Maksim Haxhia. Më tej theksohet se ky akt ndaj anëtarit të gjykatës ishte goditje ndaj tempullit të drejtësisë, tempull i cili duhet respektuar dhe vlerësuar si garancia e vetme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të individëve. Më pas deklarojnë se të gjithë avokatët njëzëri, krahas dënimit të këtij akti kriminal, u bëjnë thirrje autoriteteve më të larta shtetërore të vënë në lëvizje të gjitha strukturat e shtetit për gjetjen dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.