E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj mësuesit, dyshohet për një femër



VLORE - Trajneri i mundjes, i plagosur në pritë mbrëmjen e së dielës ka mundur të tregojë mes gjendjes së vështirë shëndetësore momentet e fundit kur është qëlluar. Klodian Haxhiraj ka folur për çastet para se të humbte ndjenjat, i qëlluar me 7 plumba, të dhënat këto që e kanë shtyrë policinë e Vlorës drejt zbardhjes së krimit. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës, Ylli Metko, dyshohet se ngjarja ka pasur ndonjë grindje për shkak të ndonjë femre. Fillimisht u dyshua se atentati ndaj 27-vjeçarit Haxhiraj kishte si objekt vëllanë e tij binjak që jeton në Itali. Por, nga verifikimi ka rezultuar se vëllai i tij nuk kishte asnjë precedent penal, duke u përqendruar hetimet vetëm mbi ndonjë konflikt të trajnerit të mundjes, njëkohësisht dhe mësues fizkulture në një shkollë private në Vlorë. Mjekët e spitalit të Vlorës e kanë mbajtur nën kontroll gjendjen e të riut, për shkak të pasojave që mund të sjellin ndërhyrjet e shumta kirurgjikale. Për policinë, autorët e atentatit pritet të zbardhen shumë shpejt. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›