Kontrabanda, pranga doganierit dhe tre të tjerëve
KORçE - Pranga për kontrabandë të mallrave nga Greqia, doganierit të Kapshticës, pronarit të një firme dhe dy punonjësve të tij. Policia e Korçës bëri të ditur se janë arrestuar Artur Kreka, 49 vjeç, doganier në Kapshticë, Aurel çyfeku, 34 vjeç, pronar i firmës "Vasport", të import-eksportit të fruta-perimeve, Refat Ogranaj, 52 vjeç, punonjës i kësaj firme, si dhe shoferi Thanas Turtulli, 37 vjeç. "Doganieri Artur Kreka u arrestua për 'korrupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike', ndërsa tre të tjerët nga firma "Vasport", me akuzën e 'kontrabandës'", bëri të ditur policia. Aksioni u krye mbrëmjen e së hënës, kur një trajler i firmës "Vasport", që transportonte fruta, ka hyrë nga Greqia. Policia tha se ka kapur afro 800 kilogramë mollë që nuk ishin zhdoganuar. Sipas të dhënave, në dalje të trarit doganor, gjatë kontrollit të trajnerit, me targa KO 9997 A që vinte nga Greqia, është zbuluar se kishte një shmangie me peshën e mësipërme. Mësohet se vlera e dëmit nga moszhdoganimi nuk i kalonte 100 mijë lekë.