E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: Elis Bakaj është pasardhësi im



Ervin Skela shikon si pasardhësin e tij në Kombëtare, fantazistin e Dinamos, Elsi Bakajn. Sipas tij, ai është futbollisti që mund ta zëvendësojë denjësisht në të ardhmen e afërt, kjo edhe sepse sipas vlonjatit, lojtari i Dinamos u përshtatet karakteristikave të tij. “Mendoj se është pak e vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Megjithatë, duhet të dimë që roli im ka ndryshuar, sepse i tillë është bërë futbolli. Nuk jam vetëm një organizator, por në pozicionin ku luaj tashmë kërkohet më tepër. Një fantazist duhet të driblojë, të japë asiste dhe pse jo të shënojë rregullisht. Gjithçka është bërë më e vështirë, por në kompleks do të thosha se këtë rol mund ta bëjë fare mirë Elis Bakaj. Ky lojtar i ka të gjitha mundësitë”, pohoi Skela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›