E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në bazën ushtarake në Arizona



Të shtënat dhe një aksident fatal me makinë kanë shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur në bazën “Luke Air Force” në Litchfield, Arizona. Sipas “KSAZ Phoenix”, në orën 11 të mbrëmjes së të hënës dy individë kanë hyrë me forcë në hyrjen qendrore të bazës ushtarake me makinën e tyre. “Një oficer i forcave të sigurisë është përballur me dy burrat brenda makinës, e cila më parë ishte raportuar e vjedhur”, ka deklaruar për agjencinë “Fox” oficerja e informacionit publik, Karen Gerardo. Kur oficeri kishte dalë nga makina dhe ishte përpjekur të kontaktonte me të dy burrat, ata i ishin sulur me makinën e tyre për ta përplasur, ai i kishte qëlluar më pas duke përmbysur makinën e tyre. Një nga burrat në makinë vdiq. Ndërsa personi tjetër u plagos dhe u dërgua në spital. Hetuesit nuk mendojnë se kjo ishte një vepër terroriste. Dhe nuk mendojnë se sulmuesit kishin të bënin me vjedhje makinash. Në këtë bazë trajnohen pilotë për avionët F-16.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›