Atentati, në polici dy dëshmitarë
Policia siguron nga dëshmitarët okularë, përshkrimin fizik për autorin e atentatit ndaj dy emigrantëve, tri ditë më parë në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.
Dashamir Biçaku
Sipas rrëfimit të dëshmitarëve, autori i krimit dyshohet se është një person i moshës 20-22 vjeç, me flokë të lidhura bisht, i cili mbante një kapele në kokë kur qëlloi me armë ndaj dy personave duke i plagosur ata. Nga deklarimet e dëshmitarëve që ndodheshin në vendngjarje, policia ka mundur të ndërtojë një portret të personit të dyshuar. Deri më tani, specialistët e zyrës së hetimit të vrasjeve kanë mundur të sigurojnë disa dëshmi rreth ngjarjes, dy prej të cilave konsiderohen më të rëndësishmet. E para, sipas burimeve të policisë, është dëshmia e dhënë e një prej shokëve të personave që mbetën të plagosur, i cili kishte drekuar me emigrantët. Ai ka pohuar për policinë, se atentatori ka qenë një person me flokë të kapura bisht dhe kapele. Dëshmia e dytë e siguruar prej hetuesve është ajo e drejtuesit të një makine, me të cilin autori i atentatit është përplasur në përpjekje për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Të dyja këto dëshmi janë marrë nga oficerët e angazhuar në hetimin e atentatit të ndodhur, tri ditë më parë në Tiranë ku u plagosën Roland Domi dhe Çlirim Goroshjani. Përshkrimet e marra nga dy dëshmitarët janë analizuar nga krerët e policisë së Tiranës, për të gjetur sa më tepër elementë identifikues që mund të ndihmojnë në ndalimin e autorit të dyshuar për krimin. Sipas dy dëshmitarëve, por edhe sipas personave të tjerë të pyetur nga policia, autori i atentatit ka qenë një i ri, i informuar se personat që do të qëllonte po dilnin nga lokali ku kishin drekuar. Policia dyshon se atentatori ka pritur jashtë lokalit derisa kanë dalë emigrantët për t'i qëlluar me armë zjarri.
Dëshmitari i parë
I pari që është marrë në pyetje ka qenë një prej shokëve të personave të plagosur, i cili i ka dërguar emigrantët në Spitalin Ushtarak pasi ata u qëlluan me armë. Policia nuk ka pranuar të identifikojë dëshmitarin, mik i afërt i viktimave. Ai ka pohuar për hetuesit se, më parë nga lokali kishin dalë Çlirim Goroshjani dhe Roland Domi. Ata duhej të merrnin makinën e tyre, "Mercedes-Benz" i zi, me targa TR 13 80 L. Dëshmitari i policisë dhe një mik i tij kanë dalë më pas nga lokali për të marrë makinën e tyre, një "Benz", të bardhë me portobagazh. Në këtë kohë, një person me kapele, me flokë të gjatë të kapura bisht në pjesën e pasme i është afruar mjetit të zi që përdornin dy emigrantët. Ai ka zënë pritë në pjesën pranë derës dhe ka drejtuar menjëherë armën në drejtim të emigrantëve, duke qëlluar gjashtë herë mbi ta. Dëshmitari sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë përtokë që t'i shpëtonte ndonjë goditje me armë. Miku i të plagosurve ka pohuar se, nuk e kishte njohur atentatorin.
Dëshmitari i dytë
Dëshmitari i dytë që ka mundur të sigurojë policia, është pronari i një automjeti, i cili në kohën kur ndodhi atentati po hynte në rrugën kryesore pranë restorantit ku ndodhi krimi. Sipas policisë, sapo atentatori ka dalë nga lokali pasi kishte qëlluar emigrantët, është përplasur me këtë automjet, duke u rrëzuar në tokë. Dëshmitari është shprehur se, megjithëse ishte përplasur me makinën e tij, atentatori ka mundur të ngrihet dhe të largohet me shpejtësi. Po kështu edhe ky dëshmitar i ka pohuar policisë se kishte parë një djalë të ri, rreth 20-22 vjeç, që ishte përplasur mbi makinë dhe kishte rënë në tokë. "Ai u ngrit shumë shpejt dhe nuk e kuptova pse nuk ndaloi", ka pohuar drejtuesi i mjetit i pyetur nga policia. Sipas tij, ky person mbante në kokë një kapele të errët me flokë të zinj dhe të gjatë. Këto dëshmi, sipas policisë nuk kanë ndihmuar në identifikimin e plotë të atentatorit, gjithsesi kanë qenë një mundësi për të krijuar një ide rreth tij ende të paidentifikuar.
Të plagosurit "blindohen" në Spitalin Ushtarak
TIRANE - Dy emigrantët e plagosur të shtunën pasdite në restorantin që ndodhet në rrugën "Ali Demi", ruhen me efektivë të policisë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Masat e sigurisë janë marrë nga policia me qëllim parandalimin e ndonjë agresioni të mundshëm, që mund të çonte deri në fund qëllimin e atentatit të ndodhur pas mesditës së shtunë. Dy efektivë të policisë së komisariatit nr. 3, janë vendosur përpara derës së dhomës në spitalin ku po kurohen Goroshjani dhe Domi. Në çdo moment, efektivët e policisë nuk ua ndajnë sytë vizitorëve të ndryshëm që hyjnë dhe dalin në një nga pavijonet e kirurgjisë. Sapo afrohesh tek dera e dhomës ku qëndrojnë të plagosurit, efektivët ngrihen në këmbë dhe të shoqërojnë me sy. Më pas të ndalojnë dhe kërkojnë informacion mbi vizitorin, ku do të shkojë dhe çfarë përfaqëson. Kur binden për parrezikshmërinë e njeriut të panjohur ata e lënë të vazhdojë në drejtim të tij. Por nëse ndonjë vizitor kërkon të futet në dhomën e të sëmurëve, domosdoshmërisht duhet të kontrollohet dhe të njihet nga të afërmit. Në këto kushte sigurie kanë punuar dje edhe efektivët e policisë së Tiranës, kur kanë marrë në pyetje dy dëmtuarit e atentatit të "Ali Demit". Ata kanë sqaruar përpara hetuesve se, nuk kanë pasur konflikte apo përplasje për probleme konfliktualiteti. Disa hetues kanë pyetur fillimisht Çlirim Goroshjanin, pasi ai sipas mjekëve ka qenë në gjendje më të lehtë shëndetësore, ka vetëm dy plagë të lehta në këmbë. Roland Domi, i cili dyshohet se ka qenë edhe objekti kryesor i atentatit, është pyetur brenda pak minutave nga hetuesit e ngjarjes. Kjo për shkak se plaga e marrë në bark si dhe lodhja e shkaktuar, nuk i ka lejuar atij të flasë për një kohë të gjatë. Kjo ka bërë që hetuesit ta lënë të hapur procesin e pyetjes së tij. Ndërkaq dje në mesditë, në laboratorin qendror të Policisë Shkencore, kanë mbërritur edhe kërkesat për vlerësim të disa gëzhojave, predhave dhe gjurmëve të administruara nga policia në vendngjarje. Sipas bluve, është kërkuar ekzaminim për 6 gëzhoja pistolete, tri predha dhe rreth 8 gjurmë daktiloskopike të administruara në vendin e ngjarjes. d.b
"Hetim hakmarrjes ndaj Roland Domit"
TIRANE - Atentati i ndodhur të shtunën në lagjen "Ali Demi" në Tiranë ka detyruar policinë të verifikojë konfliktet apo mosmarrëveshjet e mundshme të dy emigrantëve, që mbetën të plagosur. Në sitën e policisë janë kaluar shumë ngjarje me protagonistë dy të plagosurit, konflikte, përplasje e mosmarrëveshje, ku hetuesit mendonin të zbulonin ndonjë kundërshtar apo person të interesuar për eliminimin fizik të dy emigrantëve. Si version të parë policia ka renditur atë të një hakmarrjeje të vjetër, ndaj Roland Domit për shkak të problemeve familjare. Vëllai i tij, sipas burimeve të policisë, ka qenë i dyshuar për një krim të ndodhur në lagjen Kombinat, vite më parë. Ky version është analizuar nga specialistët e policisë, të cilët pas studimit të fakteve e kanë hedhur poshtë si mundësi paraprakisht. Sipas policisë, familja me të cilën ka qenë në konflikt vëllai i të plagosurit Domi, nuk ka qenë problematike. Madje sipas hetuesve, kjo familje nuk ka pasur probleme me policinë. Veç kësaj blutë kanë hedhur poshtë këtë mundësi të hakmarrjes, për shkak se që nga ajo ngjarje kanë kaluar shumë kohë, duke e bërë më të largët mosmarrëveshjen mes palëve. Versioni i dytë në të cilin po hetojnë oficerët e policisë dhe Prokuroria e Tiranës, mbetet ajo e problemeve të lindura jashtë vendit gjatë qëndrimit të dy personave të plagosur në emigracion. Kjo pistë për policinë është bërë më e besueshme, kur ata kanë parë numrin e lartë të hyrje-daljeve në kufi të Roland Domit dhe Çlirim Goroshjanit. Pikërisht në këtë drejtim hetuesit janë munduar të mëshojnë më tepër, me qëllim zbardhjen e ndonjë detaji në interes të zbardhjes së ngjarjes. Hetuesit janë munduar të zbulojnë aktivitetin e të plagosurve në mënyrë që të hidhnin dritë mbi ndonjë konflikt të mundshëm mes të dëmtuarve dhe personave të tjerë. Veç këtyre dy versioneve, policia ka renditur si pistë të mundshme edhe ndonjë përplasje të emigrantëve në Shqipëri, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Tiranë. Roland Domi 36 vjeç dhe Çlirim Goroshjani 37 vjeç, kanë qëndruar për një kohë të konsiderueshme përkatësisht në Gjermani dhe Itali, ku kishin emigruar vite më parë duke arritur të përfitojnë edhe lejet e qëndrimit.