Meta: Korrupsioni i Berishës eksplodoi në Gërdec
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me të reja dhe të rinj të qytetit të Gramshit.
Qindra të rinj gramshiotë ishin mbledhur për të pritur kreun e LSI, Meta, i cili shoqërohej nga kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho dhe nga anëtari i KDK-së, Enver Roshi. Në fjalën e tij, Meta theksoi se, "është kënaqësi që LRI-ja është forca më e madhe politike e rinisë shqiptare, është forca më e organizuar që e tregoi më së miri në takimin kombëtar, i zhvilluar një muaj më parë në Pallatin e Sportit në Tiranë, është forca e cila merret me problemet komplekse dhe që synon zgjidhjen e tyre. Është ky forum rinor politik që është marrë me informimin, me problemet e mëdha që ka pasur matura shtetërore gjatë këtyre dy viteve të fundit". Më pas, Meta theksoi se rinia shqiptare nuk mund të jetë peng i kësaj qeverie të korruptuar. "Gjatë viteve të fundit korrupsioni është rritur në mënyrë tepër shqetësuese, dhe aq shumë u fry korrupsioni, sa këtë radhë eksplodoi përmes shpërthimit të Gërdecit, duke marrë dhe gjithë ato jetë njerëzish, deri dhe fëmijë. Dhe sot Berisha vazhdon të krekoset se është akoma kryeministër, jo vetëm kaq, por më 21 prill iu dhanë edhe atributet që nuk i kishte më përpara, duke e konsideruar veten që ai të jetë i pakontrollueshëm nga Parlamenti", deklaroi Meta.