Buxhetorët, rritja e pagave 9 %
Më 1 korrik qeveria do të rrisë pagat dhe pensionet. Për këtë vit qeveria ka vendosur që rritja mesatare e pagave të jetë 9 për qind.
Fabiola Çela
Për pagat e ulëta dhe të mesme rritja do të jetë më e lartë, pasi financat e tyre janë më të ndjeshme ndaj rritjes së inflacionit. Në buxhetin suplementar të këtij viti gati 14 miliardë lekë do të përdoren për investimet në infrastrukturë. Si gjithmonë projekti i rrugës Durrës-Kukës do të marrë pjesën e luanit në këtë fond.
Pagat
Burime nga Ministria e Financave kanë deklaruar se rritja mesatare e pagave do të jetë 9 për qind. Për arsimtarët dhe mjekët, rritja e pagave do të jetë më e lartë. Për këto sektorë rritja e pagave mund të shkojë deri në 20 për qind. Ndërsa për buxhetorët, paga e të cilave është mbi mesataren, rritja e pagave është parashikuar të jetë më e ulët. Për këtë kategori punonjësish buxhetorë rritja e pagave është parashikuar të variojë nga 5 deri në 10 për qind. Më 1 korrik do të rriten edhe pensionet. E njëjta politikë rritjeje do të funksionojë edhe me pensionet. Rritja e tyre do të jetë e njëjtë me vjet, duke garantuar më shumë shtesa për pensionet e ulëta dhe më pak për ato të larta. Mendohet që rritja të jetë 10 për qind në total për të gjithë pensionet. Paratë për rritjen e pagave dhe pensioneve nuk do të merren në buxhetin suplementar. Fondin për rritjen e tyre qeveria e ka ndarë që në fillim të vitit 2008 me miratimin e buxhetit të këtij viti. Pak ditë më parë në Parlament, kreu i Ministrisë së Financave deklaroi se qeveria do të rrisë pagat e pensionet dhe kjo rritje do të jetë më e lartë se niveli i inflacionit. Deklarata e ministrit u bë pak ditë pasi Misioni i FMN-së për Shqipërinë rekomandoi që të mos ketë rritje bujare të pagave. Kjo deklaratë u tha gjatë misionit të fundit këshillues të FMN-së për qeverinë shqiptare. Tani, vendimet e qeverisë nuk do të jenë nën presionin e FMN-së. Por shefi i Misionit këshilloi para dy ditësh që të mos ketë rritje pagash. Sipas tij, rritja e pagave do të sillte rritjen e kërkesës dhe, si rrjedhojë, do të ndikonte në rritjen e mëtejshme të inflacionit.
Buxheti
Edhe këtë vit qeveria po harton një buxhet të dytë suplementar. Për këtë vit drejtuesit e qeverisë kanë vendosur që të shpenzojnë 14 miliardë lekë për investime publike. Duke qenë se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është shpallur prioritet i qeverisë Berisha, është menduar që 5 deri në 10 miliardë lekë të fondit të investimeve të përdoren për ndërtimin e kësaj rruge. Në këtë mënyrë qeveria i jep zgjidhje edhe shqetësimit të ngritur nga ndërkombëtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, se realizmi i këtij projekti po tejkalon koston e planifikuar në fillim të tij. Duke qenë se terroni ku po ndërtohet kjo rrugë është goxha i vështirë, firmat ndërtuese kanë hasur vështirësi. Kjo ka bërë që të rritet kosto për njësi, problem ky që u ngrit edhe nga ndërkombëtarët. Për të evituar këtë problem, qeveria ka vendosur që pjesa më e madhe e fondit të investimeve të shkojnë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për ndërtimin e rrugëve të tjera, e sidomos ato turistike. Fondi i investimeve në buxhetin suplementar të këtij viti është realizuar nga të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Por në këtë buxhet nuk janë të përfshira paratë që do të merren nga privatizimi i sektorëve strategjikë, si ARMO, KESH etj. Ky është viti i tretë radhazi që qeveria demokrate po harton një buxhet suplementar në mes të vitit. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, hartimi i një buxheti suplementar në mes të vitit ka ardhur si pasojë e rritjes së të ardhurave nga administrata tatimore dhe ajo doganore.