Ferro-Kromi, 110 punëtorë në protestë
Metalurgët e uzinës së Ferro-Kromit Burrel paralajmëruan dje drejtuesit se do të nisin protestat dhe grevën e urisë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
BURREL/ ENVER DOÇI
Një përfaqësi e 110 metalurgëve ka kontaktuar me autoritetet vendore, përfaqësuesit e firmës italiane, drejtuesit e policisë vendore, duke nxjerrë përfundimin se premtimet e dhëna nga pronari Mario Apoloni nuk po mbahen. "Kanë kaluar më shumë se 7 ditë dhe nuk kemi marrë ende pagat e muajit prill. Kemi ngritur zërin, por na thonë se konçesionari ndodhet jashtë vendit e nuk dihet kur ai do të kthehet në Shqipëri", thonë metalurgët e grumbulluar së bashku për të përcaktuar veprimet e mëtejshme të tyre. "Zakonisht pagat i kemi marrë në datën e caktuar. Ndërprerja e punës prej më shumë se një muaji dhe vonesa e pagave na ka shqetësuar se firma e huaj mund të përballet me probleme serioze, ndërkohë që gjithçka për ne metalurgët mbahet e fshehtë", sqarojnë punëtorët e uzinës së Burrelit. Ata kanë bërë publik vendimin e tyre se nëse firma italiane "Ital-Krom" nuk merr masa urgjente për rifillimin e punës në furrën e shkrirjes dhe dhënien e pagave në afatin e premtuar, protestat dhe greva e urisë janë të pashmangshme. Rruzhdi Hoxha tha se, firma italiane i ka zhgënjyer metalurgët. "Ajo nuk mbajti premtimin për kryerjen e investimeve në uzinën e Ferro-Kromit", tha ai për gazetën “Panorama”. "Premtoi miliona euro investime dhe prej një muaji nuk ka siguruar vaskat e shkrirjes, të cilat janë bërë shkak për ndërprerjen e prodhimit të Ferro-Kromit. Unë dhe kolegët e mi jemi të vendosur të mos tolerojmë më tej. Kupa është mbushur dhe toleranca merret si dobësi nga firma e huaj", theksoi metalurgu që është vënë në krye të lëvizjes së metalurgëve të mbetur pa punë. Në mesin e muajit të kaluar puna në UFK-në Burrel u ndal pas aksidentit të tre metalurgëve në furrën e shkrirjes. Pas ngjarjes së rëndë strukturat e specializuara të shtetit vendosën ndërprerjen e punës deri në plotësimin e kushteve të punës dhe kryerjen e disa investimeve. Inspektorati i Punës ka kërkuar këto ditë për të dytën herë zëvendësimin e vaskave të furrës së shkrirjes. Gjatë kontrollit të ushtruar një muaj më parë, kur ndodhi aksidenti në furrë, Inspektorati i Punës verifikoi se nuk ishin marrë masa që nga koha kur firma italiane e mori në koncension uzinën. Madje, asnjë nga punëtorët e saj nuk ishte i siguruar, duke bërë që ata të figuronin në të zezë. Nëse nuk do të paguhen, 110 metalurgët kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie, si të vetmen formë për t'u shpërblyer sipas kontratës.
Plagosja e 3 punëtorëve të uzinës
Një muaj më parë, pikërisht mbrëmjen e 16 prillit shpërtheu furra e shkrirjes në uzinën e Ferro-Kromit në Burrel, duke plagosur 3 punëtorë të saj. Ahmet Salia, 50 vjeç, Simon Menga, 48 vjeç dhe Nikolin Biçoku, 48 vjeç u lënduan nga shpërthimi, madje njëri prej tyre la spitalin ushtarak vetëm pak ditë më parë. Nga hetimi i policisë, amortizimi i furrës ka qenë dhe shkaku që provokoi shpërthimin në uzinën e marrë me koncesion nga një firmë italiane.