Atentati, pas ftesës për pajtim
Ftesa e bërë për pajtim mes familjes së Bekim Çengut dhe fisit të Shpëtim Zizës ka qenë shkaku i atentatit për hakmarrje. Këtë përfundim kanë nxjerrë familjarët e Jetmir Xhedikut, i cili shpëtoi nga plumbat të martën.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Vetë babai i 10-vjeçarit të ekzekutuar, Ylli Çenga nuk e ka pranuar autorësinë për atentatin ndaj kushëririt të Shpëtim Zizës. Por, ky veprim pritet t'i kushtojë tjetër gjak, pasi i ati i Jetmirit ka reaguar tepër rëndë për ngjarjen. "Ylli Çenga u tregua i pabesë. Ai nuk mund të marrë hak për djalin e tij tek djali i dajës së Shpëtim Zizës. Ne e kemi pasur komshi për katër vjet dhe nuk e prisnim këtë. Djalin tim e shpëtoi plumbi, ndaj familja Çenga sipas zakonit më ka një gjak borxh. Unë jam Xhedik dhe jo Zizë. As ndaj meje dhe as ndaj djalit tim nuk kishte të drejtë të qëllonte me armë Ylli Çenga", u shpreh dje Resul Xhediku. Familja e tij jeton në të njëjtin pallat me atë Çenga.Ditën e diel, një "delegacion" i familjes Xhediku ka mbërritur në familjen Torba, daja i Ylli Çengës, në fshatin Shimçan për të kërkuar pajtimin e familjeve Çenga e Ziza. Daja i Ylli Çengës, Gjuri Torba, pasi ka pranuar dajat e Zizës për kafe është shprehur se për të nuk ka problem që të lëvizin të lirë, ndërsa për babanë e Bekimit nuk jepte garanci. Disa herë gjyshi dhe babai i Jetmir Xhedikut i janë lutur dajës së Ylli Çengës të ndërmjetësonte për pajtim, pasi nuk donin që ngjarjet tragjike të vazhdonin më tej.
Teksa në shtëpinë e familjes Torba kërkohej besa e pajtimit, Ylli Çenga kishte ndërmarrë tjetër akt në lagjen Kamen të Peshkopisë. Sipas Jetmirit ai kishte dërguar një njeriun e tij në familjen Xhediku ku u thuhej atyre: "Mbylluni brenda se do t'ju vras të gjithëve". Megjithë mesazhin, pjesëtarët e familjes Xhediku nuk ishin mbyllur në shtëpi, por vazhdonin të lëviznin lirshëm në rrugët e qytetit. "Rreth orës 6 pasdite, - sqaron Jetmiri, po qëndroja së bashku me kushëririn tim në mes të lagjes "Kamen". Sapo pashë Yllin i thashë kushëririt se ky ishte Ylli Çenga, njeriu që na ka dërguar fjalë të mbyllemi brenda. Kushëriri më tha: Nuk ka punë njeri me ty. Për vrasjen e djalit të tij akuzohet Shpëtim Ziza. "Teksa qëndronim në këmbë, kujton Jetmir Xhediku, na afrohet Ylli dhe nxjerr nga brezi pistoletën. Sapo e pashë ia mbatha vrapit. Kishte shumë njerëz dhe munda të largohem. Ai qëlloi tre herë, por brenda pak sekondave jam futur në një pallat dhe me dhunë kam thyer derën e një familjeje që nuk e njihja. U fsheha dhe sigurova mjete rrethanore për mbrojtje, me mendimin se Ylli po më ndiqte nga pas. Dola pas një kohe të gjatë dhe mësova se ishte arrestuar". Megjithëse pala e dëmtuar dhe dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë skenën, Ylli Çenga vazhdon të mbrohet se nuk ka dashur të hakmerret ndaj dajës së Shpëtim Ziza, Jetmir Xhedikut. "Nuk kam pasur armë në përdorim dhe nuk kam shtënë mbi dajën e Shpëtim Zizës", ka pohuar Çenga për oficerët e Policisë Gjyqësore, që kanë nisur hetimet vetëm pak minuta pas njoftimit të marrë nga banorët e lagjes "Kamen" dhe të afërmit e Xhedikut se Jetmiri i kishte shpëtuar një atentati nga babai i Bekim Çengës. Ylli Çenga vazhdon të mbrohet fort se nuk ka dashur të vrasë askënd, duke u mbajtur në faktin se policia e Dibrës nuk ka gjetur ende pistoletën. Policia saktësoi sa ka siguruar prova e dëshmi që fajësojnë Ylli Çengën për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Pritet që sot ai të përballet me masën e sigurisë në gjykatë, ku do të zbardhen dhe provat e siguruara..
Grinden gratë e familjeve
Burime të rezervuara të policisë lokale sqarojnë se dy ditë para ngjarjes gratë e familjes Çenga dhe ato të familjes Xhediku kanë replikuar me njëra-tjetrën. Nëna e Bekimit ka kërkuar që familja Xhediku të largohet nga pallati ku banonte, sepse nipi i tyre ka vrarë djalin e saj dhe nuk mund t'i shihte në të njëjtin pallat. Vetë ajo nuk ka dashur të flasë për ngjarjen, e cila çoi në pranga të shoqin dhe kunatin.