Testi, policia zbulon pyetësorin
TIRANE - Policia e Shtetit ka rishpallur konkursin për aplikimet e reja për pranimin në Shkollën e Policisë.
Prej datës 17 deri më 30 korrik të gjithë personat që duan të pranohen për trajnim në radhët e policisë, duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë drejtorive të policisë në qarqe. Zhvillimi i konkursit është lënë për në datën 8 gusht nga drejtuesit e policisë. Lajmi është bërë i ditur dje nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, në një deklaratë të dhënë prej tij. Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë një formular pranë drejtorisë së policisë së qarkut ku banon. Më pas duhet të paraqesë edhe disa dokumente, si fotokopje të pasaportës, ose certifikatës së lindjes, dëshmi penaliteti, si dhe dëshmi aftësie për drejtim mjeti të kategorisë B. Sipas njoftimit, konkursi pritet që të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku duhet të paraqiten kandidatët me dokumente identifikimi dhe fletën e pranimit, bashkëngjitur së cilës duhet të jetë një foto. Veç këtyre të dhënave të pranimit të kandidatëve, policia ka publikuar edhe disa modele të testit, që kanë të bëjnë kryesisht për njohuri të thjeshta në matematikë dhe në shkenca të tjera si në biologji, kimi, fizikë etj. Po kështu sipas modelit të dhënë të testit, kërkohen njohuri në shkencat shoqërore dhe juridike, si në histori, letërsi, gjeografi etj. Sipas testit të paraqitur si model, kërkohen përllogaritje të thjeshta matematike, fizike, data të zhvillimeve dhe ngjarjeve të ndryshme. Në total sipas njoftimit, testi përmban rreth 100 pyetje, për të cilat është e rëndësishme dhënia e një përgjigjeje. Ndërkaq pesë kandidatët që u shpallën fitues në testin e zhvilluar javën e kaluar, janë kualifikuar direkt për në testimin fizik që pritet të kryhet disa ditë pas testimit me shkrim që do të kryhet në Pallatin e Kongreseve. Testi i pyetjeve përmban tematika që kanë të bëjnë me vendet fqinjë të Shqipërisë, mënyrën si mund të kontrollohet një shtetas për armë, dokumente identifikimi apo format e ndërhyrjes në situata të ndryshme kriminale, me të cilat mund të përballen punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.