Të miturit grabisin agjencinë e valutës
LEZHE - Dy minorenë kanë mundur të hapin me levë hekuri, derën e një dyqani të këmbimit valutor në qendër të Lezhës.
Ata janë bërë pronarë të përkohshëm të 100 mijë lekëve pasi policia mundi të zbulonte vjedhjen e të shoqëronte njërin nga të miturit, ndërsa tjetri është në kërkim. Pronari i lokalit, Arelon Reçi, i cili mësohet se është djali i prefektit të Lezhës, Njazi Reçi, ka alarmuar policinë në momentin kur ka konstatuar vjedhjen. Një orë më pas, blutë shoqëruan, J. A., 13 vjeç. Ai u la më vonë i lirë për shkak të moshës, megjithëse pranoi vjedhjen në bashkëpunim me një tjetër minoren, D. D., 14 vjeç, që të dy nga qyteti i Lezhës. Sipas policisë, 14-vjeçari është shoqëruar dhe më parë për vjedhje, por është lënë i lirë për efekt të moshës. Ai tashmë është shpallur në kërkim. r.n