Elbasan CEZ bllokon faturat. Ne rradhe per te paguar
As në qytetin e Elbasanit kompania CEZ nuk i shpërndan faturat e energjisë së shpenzuar nëpër konsumatorë.Ashtu si në shumicën e qyteteve të vendit për të gjithë qytetin dhe fshatrat e Elbasanit është vetëm një pikë ku mund te merret fatura e energjisë elektrike për ta poaguar atë më pas. Me qindra janë konsumatorët e energjisë që zënë rradhë në këtë sportel që në orët e para të mëngjesit pasi nëse vonohen vetëm një ditë në pagesën e energjisë fillon aplikimi i kamatvonesës.
Banorët e qytetit dhe fshatrave të Elbasanit janë pagues të rregullt të energjisë elektrike por tashmë me mungesën e faturave dhe vështirësitë për ta marrë atë është bërë e pamundur të ruhet niveli i mëparshëm i pagesave dhe arkëtimeve të energjisë.
Besim Dybeli