Komisioni hetimor caktohen datat per deshmitaret

Kuvendi cakton datat kur do të marrë në pyetje krerët e institucioneve për 21 janarin. Seancat dëgjomore nisinin me kryeministrin Berisha dhe përfundojnë me Jozefina Topallin. Pasditen e 3 shkurtit komisioni hetimor ia ka dedikuar kreut të shtetit Bamir Topit, por nga ky i fundit nuk konfirmohet prania. Në listë janë dhe Ina Rama e Bahri Shaqiri.
"Në datën 1 shkurt, në orën 17:30 seancë me ministrin e Brendshëm, zotin Lulëzim Basha, në datën 2 shkurt, ora 17:00 me drejtorin e përgjithshëm të SHISH zotin Bahri Shaqiri. Në datën 2 shkurt, ora 18:00 me prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Në datën 3 shkurt ora 17:30 me presidentin Bamir Topi. Në datën 4 shkurt 17:00 ora 17:00 me drejtorin e policisë Hysni Burgaj. Më 4 shkurt, ora 18:00 me komandantin e Gardes, Ndrea Prendi dhe në 5 shkurt, ora 17:00 me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli", tha Viktor Gumi.
Komisioni hetimor emëroi Plator Bylykbashin si ekpertin e tij ligjor, i cili do të ndihmojë në analizën e fakteve që do t’i përcillen kësaj strukture nga institucionet. Po ashtu listës së personave për të cilët kërkohen tabulatet telefonike të janarit, i shtohen dhe gazetarë.
Elona Gjylmi