E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati te "Pirro Mani",bie në pranga i dyshuari

 

TIRANE- Një muaj më parë pa vdekjen me sy, brenda një varri të hapur enkas për t'iu bërë ballë grykëve të armëve si hakmarrje ndaj tij, por dje Elvis Gurra është prangosur nga seksioni i hetimit të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në rrethana cilësuese, si dhe të armëmbajtjes pa leje. I dyshuari u arrestua nga policia si autor i një atentati mafioz ndaj Roland Domit e Çlirim Goroshajnit në verë të këtij viti. Ky krim sipas burimeve të policisë mendohet të jetë bërë me pagesë nga i arrestuari. Arrestimi i Gurrës, është pohuar për median nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pohuar se është autori i vetëm i dyshuar i atentatit ndaj dy personave të mësipërm, të ndodhur në verë të këtij viti në rrugën "Ali Demi", në oborrin e restorant "Pirro Mani". Të dy personat, në momentin e atentatit po dilnin nga lokali dhe ndodheshin në parkingun e tij, ku po merrnin mjetin e tyre të markës "Mercedez-Benz". Autori qëlloi në drejtim të tyre por u largua në mënyrë të shpejtë, duke i lënë të plagosur në këmbë të dy personat. Këta të fundit u dërguan në spital ku gjatë pyetjes prej hetuesve, pohuan se nuk e njihnin autorin e agresionit ndaj tyre. Disa muaj më pas Gurra, me precedentë penal e pa veten në një varr të hapur në bregun e lumit Erzen në Arban. Policia dyshonte se ngjarjet kishin lidhje mes tyre, por kjo ka mbetur ende në kuadrin e dyshimeve për policinë.            d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›