Golem, mbytet në det turisti 25-vjeçar nga Shkupi
TIRANE - Kishte ardhur për pushime në Shqipëri, humb jetën pasi mbytet në det shqiptaro-maqedonasi.
Sipas policisë së Tiranës, viktima quhet Ibrahim Muhishi, 25 vjeç, nga Shkupi, i cili ka humbur jetën teksa po notonte në thellësi të detit Adriatik. Në komunikatën zyrtare policia e kryeqytetit pohon se rreth orës 18:10 të pasdites së djeshme, shërbimet policore të Komisariatit të Kavajës, morën informacion se në plazhin e Golemit, është mbytur shtetasi Ibrahim Muhishi. Pushuesit e shumtë dhe banorët përreth që janë ndodhur pranë vendit të ngjarjes i kanë dhënë atij ndihmën e parë, ndërsa punonjësit e policisë së plazhit e kanë transportuar drejt spitalit të qytetit të Durrësit, por ka qenë e pamundur t'i shpëtohej jeta pasi ai vdiq gjatë rrugës për në spital. Paraprakisht mendohet se shkaku i vdekjes është asfiksia e shkaktuar nga uji, ndërsa një konkluzion më të qartë për vdekjen e tij pritet ta nxjerrin ekspertët mjeko-ligjorë, që do të këqyrin kufomën. Policia pohon se në vendin e ngjarjes është formuar grupi i posaçëm hetimor, ku po punojnë intensivisht për të sqaruar tërësisht rrethanat e mbytjes të 25-vjeçarit Muhishi. Gjatë sezonit të verës, plazhi i Durrësit dhe ai i Golemit, Kavajas popullohet veç të tjerash edhe nga pushues të shumtë kosovarë dhe shqiptarë të tjerë nga trojet në ish-jugosllavi. f.m.