E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina dhe Jeruzalemi ndjejnë nevojën për ringjalljen e kurajos perëndimore

Të enjten e kaluar, Athina u paralizua nga protestat ndaj ashpërsisë së programit qeveritar, që nevojitet të zbusë krizën ekonomike të shtetit grek. Protestuesit përsërisnin pa pushim thirrjen “JO sakrificës” dhe “Paga më të larta”. Të njëjtën ditë, pranë Jeruzalemit, autoriteti palestinez nderoi Dalal Mughrabi me rastin e 50-vjetorit të lindjes së saj. Një lagje mori emrin e saj në Ramallah. Ajo bashkë me 11 terroristë rrëmbeu një autobus më 1978 dhe vrau 37 izraelitë dhe një amerikan.

Disfatat që erdhën si pasojë e këtyre zhvillimeve janë një shembull tipik i kombeve të civilizuara. Në fakt, nuk janë edhe aq të ndërlikuara. Të merresh me to, nuk kërkon ndonjë mprehtësi të jashtëzakonshme mendimi apo ndonjë lartësim elegant të shpirtit.

Mendimi praktik dhe kurajoja mjaftojnë, gjithsesi.

A na duhet të mbajmë nën fre këtë plangprishje sot për të pasur një të ardhme të begatë nesër? Mendimi përgjigjet pozitivisht.

çfarë na nevojitet për ta realizuar këtë? Në parim, na duhet kurajo politike dhe qytetare.

Tashmë, si mund të shkurtojmë buxhetet, si mund të kontrollojmë prirjen e natyrshme të mirëqenies për t’u rritur gjithnjë e më shumë, si mund të orientohemi për të investuar për të ardhmen, si mund të vërtitemi nga politikat publike që mëshirojnë ekzistencën tonë - kjo është një sfidë e ndërlikuar e një politike publike dhe e një strategjie politike.

Por, sfida themelore është e thjeshtë. Jo e lehtë, por e thjeshtë, ama.

Në ngjashmëri me këtë, nevoja për të kundërshtuar më shumë se për të toleruar (apo edhe për të lëvduar) terrorin, nevoja për të sfiduar më shumë se për të paqtuar, është krejt e qartë.

Që ta bësh këtë në një mënyrë të përcaktuar qartë, kërkon kurajo.

Si mund të dobësojmë dhe të mbrohemi nga forcat e terrorit xhihadist, si t’ia dalim me kombet dhe kulturat që janë themeli i edukimit, si t’i përziejmë bashkë politikat e ashpra dhe të buta, fisnike etj – kjo, po, që është e ndërlikuar.

Sfida kryesore është e thjeshtë. Jo e lehtë, por e thjeshtë.

Kjo gjë kërkon një virtyt moral, nëse do shprehemi me një frazë të dalë mode. Në veçanti kërkon kurajë.

Duhet kurajë për një shtet që t’u thotë “jo” ngasjeve ndaj politikave të mirëqenies. Duhet kurajë për t’u kthyer kah publiku dhe për të refuzuar mendimin që të çon te vetja. Duhet kurajë të bëhemi edhe njëherë qytetarë që vetëqeverisemi. Duhet kurajë të përmirësojmë veten tonë dhe të luftojmë forcat e terrorit dhe kombet që strehojnë dhe i mbështesin ato financiarisht.

Bubla dhe filozofët grekë nuk kanë rënë dakord për shumë gjëra të rëndësishme, por ata duken se kanë për të pranuar rolin themelor të kurajës individuale dhe kombëtare. Kurajoja është virtyti moral për Aristotelin – mbase sepse është mjaft e rëndësishme në vetvete dhe sepse veçanërisht i bën të prekshme edhe virtytet e tjera.

Kur Zoti foli me Joshuan, pas vdekjes së Moisiut, Ai i tha atij 3 herë “të ishte i fortë dhe me kurajë”, ai u bë lider i kombit të Izraelit.

Në qershor të vitit 1978, Alexander Solzhenitsyn, një trashëgimtar i padenjë i traditave të grekëve dhe të Jeruzalemit, dorëzoi disa shënime në Harvard. Mes të tjerash, ai tha: “Humbja e kurajës mund të jetë një veçori, të cilën mund ta shohë qartë ndonjë vëzhgues i jashtëm ditët e sotme në Perëndim. Bota e perëndimit e ka humbur kurajën qytetare, edhe si një tërësi dhe si një ndarje më vete, në çdo vend, çdo qeveri, çdo parti politike dhe padyshim edhe në Kombet e Bashkuara.

Një humbje e tillë e kurajës është e dukshme më së miri mes grupeve sunduese dhe në elitën intelektuale, duke lënë gjurmë të thella në mbarë shoqërinë. Sigurisht që ka shumë individë kurajozë, por ata nuk kanë ndikim në jetën publike të vendit të tyre. Burokratët politikë dhe intelektualë tregojnë depresion, pasivitet dhe shushatje në veprimet e tyre dhe në ekspozimet që bëjnë herë pas here, madje edhe më shumë e shfaqin këtë gjatë reflektimeve teorike për të shpjeguar se sa realiste dhe e arsyeshme nga ana intelektuale, madje edhe morale, të përligjësh politikat kryesore shtetërore mbi dobësimin dhe frikën. Humbja e kurajës, ironikisht vë theksin te shpërthimet e rastësishme të zemërimit dhe shtangësisë nga ana e disa burokratëve, kur marrin përsipër të shqyrtojnë qeverisjet e dobëta dhe vendet e dobëta, të papërkrahura nga askush ose me rryma që nuk mund të ofrojnë aspak rezistencë.

Por atyre u lidhet gjuha dhe paralizohen kur duhet të merren me qeverisjet e fuqishme dhe forcat kërcënuese, me agresorët dhe terroristët ndërkombëtarë. A duhet që të na tregojë ndokush nga kohët e lashta, që humbja e kurajës ka qenë konsideruar gjithnjë fillimi i fundit?

Fundi i vitit 1980, sipas Solzhenitsyn ka qenë shumë pesimist. Në një shfaqje mbresëlënëse ku ka folur për kurajën morale dhe forcën qytetare, shoqëritë perëndimore në atë dekadë përballeshin me kërcënime dekadentizmi në atdheun e tyre dhe me të meta lidhur me politikat jashtë kufijve të tyre. Regan apo Theçer, Papa Gjon Pali II dhe Lech Walesa zbuluan rezerva të virtytit moral tek popujt e tyre dhe i nxitën ata për veprim. Kërcënimet e vitit 2010 janë po aq të mëdha sa ato të vitit 1980. Nga ana intelektuale janë të ndryshme, padyshim – madje edhe shumë më të ndërlikuara. Por, ashtu si kërcënimet e Luftës së Ftohtë, ato nuk mund të kapërcehen, nëse ne na mungon virtyti i thjeshtë dhe shpesh prozaik, kurajoja.

A mundemi ne, në këto kohë të sofistikuara t’i bëjmë thirrje e ta përvetësojmë më së miri këtë virtyt të dalë mode, por kaq të domosdoshëm në ditët e sotme?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›