E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina mirëpret propozimin e ri të OKB-së, Shkupi nuk reagon



Propozimi i ri i ndërmjetësit Metju Nimiç për të zgjidhur kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është mirëpritur nga Athina zyrtare. Ky propozim është konsideruar “bazë të mirë për negociata”. Sipas medieve greke, propozimi është “Republika e Maqedonisë Veriore”. Ndërkohë Shkupi zyrtar nuk ka reaguar idhur me pakon e fundit të ideve për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë rreth emrit që Nimiç propozoi të mërkurën. I pyetur nëse pozicioni i paharmonizuar i kreut shtetëror të Maqedonisë është reflektuar negativisht në procesin negociator, Nimiç u përgjigj se këto janë çështje të brendshme që nuk kanë ndikim mbi procesin të cilin ai kryeson. “Detyra ime është të merrem me negociatat mes dy vendeve, shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara”,- deklaroi Nimic në Nju Jork. Sipas gazetës greke ”Katimerini”, reagimi i parë grek ndaj propozimit të ndërmjetësit Nimiç ishte pozitiv. “Propozimi i Nimiçit përfshin emrin “Repubika e Maqedonisë së Veriut” për përdorim ndërkombëtar, ndërsa emri kushtetues i Maqedonisë do të jetë për përdorim vendor dhe për përdorim në marrëdhëniet bilaterale me palët e treta, të cilat do të përdorin emrin ‘Republika e Maqedonis뒔,- bën të ditur “Katimerini”.

10 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›