Athina refuzon propozimin për emrin e Maqedonisë
• Propozimi i ndërmjetësit ndërkombëtar mes Shkupit dhe Athinës, Nimetzit, për emrin e FYROMIT si "Republika e Maqedonisë-Shkup" është refuzuar dje nga Greqia.
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis paralajmëron veton e Greqisë. Pas mbledhjes së qeverisë greke, Bakojanis deklaroi se propozimi i fundit i Nimetz "është larg objektivave të synuara të Greqisë", duke u shprehur njëkohësisht për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike. Paralelisht ajo paralajmëroi edhe me veton greke duke thënë se pa zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, Athina nuk mund të japë konsensusin e saj për marrëdhënie aleate me Shkupin". Përballë klimës së acaruar të brendshme politike për shkak të reformës së sigurimeve sociale, Karamanlisi do të refuzojë dhe për rrjedhim do kryhet ushtrimi i vetos ndaj ftesës së Shkupit për Bukuresht. "Eshtë e qartë se marrëdhënie aleatësh dhe solidariteti si edhe stabiliteti nuk mund të ndërtohen mbi bazën e çështjeve serioze pezull", deklaroi ministrja e Jashtme Bakojanis në përgjigje të deklaratave të Kryeministrit Gruevski. "Gjendja është e tillë që Greqia ka për qëllim të vendosë veto në qoftë se nuk pranojmë shantazhin e saj", tha Gruevski duke paralajmëruar me ndërprerje të procesit të bisedimeve në një rast të tillë. Në këto kushte pikëpyetjet bëhen dhe më të mëdha se si mund të arrihet një kompromis deri në Bukuresht, siç kërkoi dhe një herë të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino.