"Kosova të ndahet në vija etnike"
• Sipas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, Kosova duhet të ndahet midis minoritetit serb dhe shumicës
shqiptare për të reduktuar tensionet. Diplomati serb ka shtuar se kjo kërkesë do të bëhet zyrtarisht edhe në OKB. "Serbia do të dërgojë kërkesën e saj në Kombet e Bashkuara, që Kosova të ndahet në vija etnike. Ky propozim është mënyrë për të qetësuar situatën pas disa incidenteve të dhunshme që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës", tha Jeremiç në Indonezi, duke i bërë thirrje këtij shtetit të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.