Kanceri, sëmundja numër 1. Çdo vit vdesin miliona vetë
Sëmundja e kancerit në vitin
2010 parashikohet të jetë
shkaku kryesor i vdekjes së
njerëzve. Në këtë mënyrë ajo do
të "rrëzojë" nga vendi i parë
sëmundjen e zemrës që është
aktualisht shkaku më i shpeshtë i
vdekjes së banorëve të këtij planeti.
Madje, kjo tendencë për kancerin
do të vazhdojë të shtohet
dhe në vitin 2030 numri i vdekjeve
do të dyfishohet me atë aktualin.
Ky është rezultati i një
raporti mjekësor të lëshuar dje
nga ekspertët botërorë të fushës
së mjekësisë. Shtimi i përdorimit
të cigares në vendet e pazhvilluara
dhe në zhvillim e sipër mendohet
të jetë një nga shkaqet
kryesore të këtyre rasteve të
shpeshta kanceroze. Veçanërisht
serioze është situata në Kinë dhe
në Indi, ku aktualisht jetojnë 40%
e duhanpirësve të planetit. Diagnostikimet
me kancer në të gjithë
botën janë rritur shumë në
numër dhe pritet që këtë vit kjo
shifër të arrijë 12 milionëshin,
ndërsa rastet e vdekjes do të kapin shifrën 7 milionë. Studimi në
fjalë është publikuar nga Organizata
Botërore e Shëndetësisë. Një
rritje vjetore prej 5% pritet vitin e
ardhshëm me një përqendrim në
Rusi, Indi dhe Kinë. Kjo do të
thotë që numri i diagnostikimeve
në vitin 2030 do të jetë 27 milionë
për vit. Kështu, në vitin 2030 do
të ketë 75 milionë vetë që do të
jenë me këtë diagnozë, një
numër shumë i vështirë për t‘u
trajtuar. Sipas personit përgjegjës
për këtë sondazh, kjo tendencë
do të përbëjë një problem të
madh për çdo nivel e shtresë të
shoqërisë. Qëllimi kryesor i studimit
është që të tërheqë vëmendjen
në lidhje me rëndësinë
e madhe që i duhet dhënë parandalimit
të kësaj sëmundjeje dhe
veçanërisht fushatave që duhen
bërë për të parandaluar pirjen e
duhanit në shkallë të gjerë, sidomos
nga të rinjtë e vendeve në
zhvillim e sipër dhe atyre të pazhvilluara.
Organizata u ka bërë thirrje
qeverive të botës që të marrin
masa dhe të veprojnë sa nuk është
ende vonë. Thirrje i janë bërë
kryesisht qeverisë amerikane që të
japë fonde për fushata promocionale
të luftës kundër kancerit dhe
të prodhimit në masë të vaksinave
për kancerin e qafës së mitrës.
Numri i personave që do të pinë
duhan në vendet në zhvillim do të
jetë shumë më i madh nga sa
parashikohet, ndaj pikërisht në këto
vende duhet të shtohet ndjeshëm
dhe numri i fushatave. Sipas studimit,
shumë pak persona janë të
ndërgjegjshëm se kanceri vret më
shumë sesa SIDA, malaria, tuberkulozi
të bëra së bashku.
2010 parashikohet të jetë
shkaku kryesor i vdekjes së
njerëzve. Në këtë mënyrë ajo do
të "rrëzojë" nga vendi i parë
sëmundjen e zemrës që është
aktualisht shkaku më i shpeshtë i
vdekjes së banorëve të këtij planeti.
Madje, kjo tendencë për kancerin
do të vazhdojë të shtohet
dhe në vitin 2030 numri i vdekjeve
do të dyfishohet me atë aktualin.
Ky është rezultati i një
raporti mjekësor të lëshuar dje
nga ekspertët botërorë të fushës
së mjekësisë. Shtimi i përdorimit
të cigares në vendet e pazhvilluara
dhe në zhvillim e sipër mendohet
të jetë një nga shkaqet
kryesore të këtyre rasteve të
shpeshta kanceroze. Veçanërisht
serioze është situata në Kinë dhe
në Indi, ku aktualisht jetojnë 40%
e duhanpirësve të planetit. Diagnostikimet
me kancer në të gjithë
botën janë rritur shumë në
numër dhe pritet që këtë vit kjo
shifër të arrijë 12 milionëshin,
ndërsa rastet e vdekjes do të kapin shifrën 7 milionë. Studimi në
fjalë është publikuar nga Organizata
Botërore e Shëndetësisë. Një
rritje vjetore prej 5% pritet vitin e
ardhshëm me një përqendrim në
Rusi, Indi dhe Kinë. Kjo do të
thotë që numri i diagnostikimeve
në vitin 2030 do të jetë 27 milionë
për vit. Kështu, në vitin 2030 do
të ketë 75 milionë vetë që do të
jenë me këtë diagnozë, një
numër shumë i vështirë për t‘u
trajtuar. Sipas personit përgjegjës
për këtë sondazh, kjo tendencë
do të përbëjë një problem të
madh për çdo nivel e shtresë të
shoqërisë. Qëllimi kryesor i studimit
është që të tërheqë vëmendjen
në lidhje me rëndësinë
e madhe që i duhet dhënë parandalimit
të kësaj sëmundjeje dhe
veçanërisht fushatave që duhen
bërë për të parandaluar pirjen e
duhanit në shkallë të gjerë, sidomos
nga të rinjtë e vendeve në
zhvillim e sipër dhe atyre të pazhvilluara.
Organizata u ka bërë thirrje
qeverive të botës që të marrin
masa dhe të veprojnë sa nuk është
ende vonë. Thirrje i janë bërë
kryesisht qeverisë amerikane që të
japë fonde për fushata promocionale
të luftës kundër kancerit dhe
të prodhimit në masë të vaksinave
për kancerin e qafës së mitrës.
Numri i personave që do të pinë
duhan në vendet në zhvillim do të
jetë shumë më i madh nga sa
parashikohet, ndaj pikërisht në këto
vende duhet të shtohet ndjeshëm
dhe numri i fushatave. Sipas studimit,
shumë pak persona janë të
ndërgjegjshëm se kanceri vret më
shumë sesa SIDA, malaria, tuberkulozi
të bëra së bashku.