Ëmblema e Prizrenit, "Vetëvendosje" protestë kundër Gjykatës

Lëvizja “Vetëvendosje” më datë 10 qershor do të organizojë një protestë në qytetin e Prizrenit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës së komunës. Një qytetar boshnjak i Prizrenit është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për stemën e komunës për shkak se ajo përmban simbolin e Lidhjes së Prizrenit, gjë që sipas tij, paraqet kërcënim për identitetin e komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë qytet.
“Lëvizja Vetëvendosje më 10 qershor, në përvjetorin e 132 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të organizojë një demonstratë kundër vendimit për ndërrimin e emblemës dhe për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare”, tha Artan Abrashi, Lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren.
“Plani Ahtiaarit po na i heqë simbolet tona kombëtare një nga një. Në fillim flamurin, pastaj himnin, e së fundi edhe shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit. Nëse nuk reagojmë një ditë do t’i vije radha edhe identitetit tonë dhe gjuhës. Gjithçka pritet nga politikanët tanë për aq kohë s kombi i tyre është paraja dhe pasurimi personal, himni i tyre korrupsioni, ndërsa flamuri i tyre është shitja e të gjitha pasurive të Kosovës”, u shpreh Glauk Konjufca, Lëvizja “Vetëvendosje”.
Konjufca akuzoi udhëheqësit e Kosovës se po bëjnë kompromise në dëm të Kosovës për interesa të ngushta, duke pranuar edhe negociata të reja me Serbinë, në të cilat do të flitet për planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për policinë e Kosovës, për gjyqësinë dhe doganat në pjesën veriore, të cilat sipas tij, do të kontrollohen në të ardhmen prej strukturave paralele të Serbisë.
Bul Salihu < I mëparshmi