E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Balla: Lëvizja e lirë pas zgjedhjeve

 

Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur në një takim me emigrantë shqiptarë në Athinë se qeveria e re që do të dalë pas 28 qershorit do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Me kërkesë të shoqatave të emigrantëve, deputetët socialistë Sadri Abazi, Taulant Balla dhe Rrapush Tola zhvilluan një takim të zgjeruar me emigrantë shqiptarë të Dibrës, Librazhdit dhe Matit, të cilët punojnë dhe jetojnë në Athinë dhe në zonat përreth saj. Përfaqësuesit kërkuan nga shteti shqiptar më shumë përpjekje dhe kontakte me shtetin grek, lidhur me çështjen e pajisjes së emigrantëve me leje afatgjata qëndrimi, njohjen e viteve të punës në emigracion si pjesë e pensionit, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, hapjen e një qendre kulturore dhe të një zyre asistence juridike. Në përgjigje të shqetësimit të emigrantëve për procedurat konsullore, lejeqëndrimet etj, deputeti Taulant Balla i garantoi emigrantët se Qeveria socialiste e pas 28 qershorit do të mundësojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në hapësirën e vendeve schengen brenda vitit 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›