E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, kapet banda shqiptare e drogës

• Pesë shqiptarë u arrestuan dje nga policia greke në një lagje të Athinës, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim si anëtarë të një bande që akuzohet se ka trafikuar drogë nga Shqipëria.Marko Caka/Athinë Aksioni i arrestimeve filloi mëngjesin e djeshëm, ndërsa dje në mbrëmje burimet e policisë thanë se operacioni ishte në vazhdim. Pesë shqiptarë të moshave 22 deri në 55 vjeç, janë arrestuar nga agjentët e policisë greke. Të gjithë të arrestuarit mësohet se janë nga Berati, ndërsa mes tyre ndodhen edhe dy femra. Ata akuzohen se kanë trafikuar në mënyrë të përsëritur ngarkesa drogash të rënda, si heroinë dhe kokainë, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas të dhënave policore, mësohet se policia greke ishte lajmëruar dhe kishte marrë informacione edhe nga autoritetet shqiptare në Tiranë dhe Berat për aktivitetin e bandës që vepronte mes dy vendeve. Policia nuk pranoi të publikojë identitetin e personave të arrestuar, për shkak se operacioni ende nuk ka përfunduar. OperacioniPas arrestimit të pesë shqiptarëve, policia shpalli në kërkim edhe dy të tjerë, të akuzuar si korrierë të sasive të drogës që mbërrinin në Greqi pasi kalonin nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Arrestimet janë bërë vetëm 5 kilometra nga qendra e Athinës në lagjen "Egaleo", në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pas arrestimit të pesë shqiptarëve, policia ushtroi kontroll në banesat e tyre. Sipas të dhënave të policisë aty janë gjetur: 5.2 kilogramë heroinë e pastër, 11 kilogramë heroinë e përzier, e gatshme për paketim në doza të vogla, 2.5 kilogramë përzierës heroine, 600 gramë përzierës kokaine, 115 gramë kokainë, peshore elektronike, një kallashnikov me një krehër me 30 fishekë, 50 fishekë pistolete "Magnum" dhe një sasi e konsiderueshme pajisjesh që përdoreshin për paketimin dhe përzierjen e drogës. Policia gjithashtu sekuestroi edhe shumën prej 4700 euro, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës. Trafiku nga ShqipëriaSipas hetimeve të policisë greke, rezulton se organizata kriminale ku bënin pjesë shtatë shqiptarët, ka trafikuar drejt Greqisë dhjetëra kilogramë drogë të fortë, heroinë dhe kokainë. Lënda narkotike, sipas të dhënave nga hetimi, shpërndahej në brendësi të Athinës dhe në rrethinat e saj nga një rrjet korrierësh dhe shpërndarësish të organizuar mirë. Autoritetet hetimore në Athinë, pohuan se të ardhurat e përfituara nga trafiku i heroinës dhe kokainës llogariten në disa milionë euro. Policia beson se paratë e përfituara gjatë aktivitetit të trafikut janë dërguar në Shqipëri. Ky fakt është bërë publik nga policia, pasi hetuesit sekuestruan një axhendë në banesën e kapos së bandës. Në këtë dokument të sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mësohet se janë shkruar të detajuara shuma të mëdha parash që janë transferuar për në Shqipëri në emër të personave të tretë. Policia tha se dosja penale e të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorinë e Athinës për të dhënë masën e sigurisë ndaj të arrestuarve. Më pas do të jenë togat e zeza në Athinë ato që do të japin masën e dënimet për një sërë akuzash të ngritura ndaj shqiptarëve, të cilat variojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës deri te shpërndarja e narkotikëve dhe armëmbajtja pa leje.OperacioniArrestuar5 personaNë kërkim2 personaSekuestruar16.2 kg heroinë2.5 kg përzierës heroine600 gr përzierës kokaine115 gramë kokainëPeshore elektronikeNjë "Kallashnikov" Krehër me 30 fishekë50 fishekë pistolete "Magnum"Mjete paketimi të drogës4700 euro të fituara Droga kaloi doganën e KakavijësAksioni i djeshëm i policisë greke në Athinë është një akuzë e rëndë që i bëhet doganës shqiptare dhe asaj greke të Kakavijës. Si autoritetet shqiptare në anën tonë të kufirit, ashtu edhe policia greke matanë kufirit, nuk kanë mundur të zbulojnë ngarkesat e drogës që banda e arrestuar arrinte të kalonte përmes doganës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.  7 anetaretë bandës shqiptare që akuzohet se trafikonte dhe shpërndante drogë në Greqi janë identifikuar nga policia helene, ndërsa pesë prej tyre u arrestuan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›