Athinë, peshkopi trafikant rrezikon të heqë rason
17/02/2005 Pantelejmonit i ndalohet deri në mbylljen e hetimeve veprimtaria liturgjike
Kisha ortodokse greke ka njoftuar për sanksione të reja kundër një peshkopi të implikuar në një skandal korrupsioni të gjykatësve, që duhet të shpjegohet mbi akuzat lidhur me shumën e depozitave të tij në bankë dhe ndërtimin e një rezidence të dytë. Organi juridik kolegjial i kishës ka urdhëruar që peshkopi i Atikës (rajon i Athinës), Pantelejmon, të ndërpresë për gjashtë muaj të gjitha veprimtaritë liturgjike nën juridiksionin e tij dhe të largohet nga rezidenca në selinë e peshkopit, theksoi zëdhënësi Doroteos. "Pantelejmoni që ishte pezulluar për gjashtë muaj nga funksionet e tij administrative më 4 shkurt, do të prezantojë gjithashtu elementë të mbrojtjes përballë akuzave të bëra kundër tij lidhur me depozitat bankare të mëdha dhe ndërtimit, pa leje, të një rezidence të dytë", shtoi Doroteos. Zëdhënësi nënvizoi se hetimi që po zhvillohet kundër Pantelejmonit mund të çojë në heqjen e tij. Priftërinjtë ortodoksë të kishave greke janë përfshirë në skandale që kanë të bëjnë me implikime në trafikim droge, vjedhje të sendeve antike dhe manipulim në drejtimin e punës së tyre. Disa ditë më parë, një peshkop është pëzulluar nga detyra e tij për 6 muaj, i akuzuar për për vjedhje të 2.9 milionë dollarëve dhe një drejtim jo dinjitoz të vendit të shenjtë, ku ai kishte nën mbikëqyrje. Largimi ishte një ndër arsyet e ndaljes së korrupsionit që zhvillonte. “Kjo ka qenë pa dyshim një ndër turpet më të mëdha që ka mbërthyer kishën në të gjitha dekadat”, është shprehur Epifanios Economou, zëdhënësi i kishës greke. “Ne jemi të detyruar të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur për ndëshkimin e tij. Prioriteti ynë më i madh është që besojnë në Zot dhe në kishë dhe nuk duam që njerëzit të largohen prej saj”, thekson zëdhënësi. Panteleimon është shfaqur 48 orë pasi skandali është shfaqur në të gjtha mediat dhe ka marrë kontakt me drejtuesit më të lartë dhe me avokatin e tij.