Biznesi 3 vjet do të jetë pa taksa

17/02/2005 Fushata e PD-së, KOP harton programin për të pastrehët
Brenda katër viteve mund të strehohen 12 mijë familje
Nevojat për strehim dhe rruga për zbutjen e këtij problemi në vend, do të jetë një ndër pikat e rëndësishme të PD-së në fushatën elektorale. Sipas projektit, që është duke u përpunuar, brenda 4 vitesh do të realizohet strehimi i 12 mijë familjeve. Anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave, janë përqëndruar kryesisht në sigurimin e alternativave për strehimin social me kosto të ulët. Hartuesit e strategjisë shprehen se, në rast se do të ekzistonte vullneti politik për zbutjen e pasojave të këtij fenomeni, atëherë nevojat për strehim nuk do kishin marrë përmasat e deritanishme. Në programin e hartuar për këtë qëllim, parashikohet që vetëm në katër vitet e para të qeverisjes të strehohen rreth 12 mijë familje, një pjesë me banesa të siguruara nga shteti, dhe një pjesë tjetër me anë të kredive të buta. "Në rast se do të menaxhohej mirë territori, atëherë do të mund të siguronim 1 mijë troje në vit, për strehim dhe infrastrukturë", thonë autorët e programit. Strategjia e PD-së parashikon për shtresat më të varfra të shoqërisë ndërtimin me kosto të ulët të 1000 banesave, me anë të një investimi prej 10 milionë dollarësh në vit. "Me anë të kësaj skeme, do të bënim të mundur strehimin e rreth 4 mijë familjeve me të ardhura të pakta në katër vjet", shprehen specialistët. Pjesa tjetër, rreth 8 mijë familje do të përfitojnë kredi të buta dhe të pjesshme, me qëllim blerjen e apartamenteve në tregun e lirë. "Programi ka për qëllim vënien në qendër të vëmendjes qytetarin e thjeshtë. Strategjia që ne kemi përgatitur sipas përllogaritjeve kërkon një fond vjetor prej 30 milionë dollarësh, për subvencionimin në ndërtimin e apartamenteve, sigurimin dhe blerjen e trojeve, si dhe fondin për dhëninen e kredive. Nuk është shumë po ta mendosh se kjo strategji do të bëjë të mundur zbutjen e një fenomeni, që prej shumë vitesh është kthyer në gangrenë për shoqërinë shqiptare", sqarojnë specialistët.
Berisha tha se "strategjia e punësimit do të bëhet e mundur, duke përgjysmuar taksat e biznesit të vogël. Me ardhjen tonë në pushtet do të lëmë biznesin e saponisur 3 vjet pa taksa, me qëllim rimëkëmbjen e tij. Ne do të kemi më shumë të ardhura në buxhetin e publikut se në situatën aktuale".
Ndër veprimet e para të qeverisë do të jetë parandalimi i përmbytjeve në qytetin e Lezhës. "Ju jap fjalën ju se qeveria e ardhshme muajin e parë të saj ndër vendimet më të para do të jetë mbrojtja juaj nga përmbytjet, nuk do të lejojmë kurrë që të përmbyteni më", tha Berisha.
Kryetari i PD-së e ka akzuar kryeministrin aktual për mashtrime ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. "Një diplomat perëndimor më tha se në Evropë Kryeministri juaj është bërë legjendar. Por, për çfarë i them unë atij? Për mashtrimet, m'u përgjigj. Më erdhi turp, sepse vërtet ka mashtruar tepër".
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premton në Lezhë strategji punësimi
"Qytetarët duhet të shikojnë vetë emrin e tyre në listat e votuesve"
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se opozita, në rast të një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme, do të përgjysmojë taksat për biznesin. Gjithashtu, lideri i opozitës ka deklaruar se në strategjinë e PD-së, pas marrjes së pushtetit, parashikohet favorizimi i bizneseve të reja, duke i përjashtuar këto të fundit për tre vjet nga taksat. Këto deklarata, kreu i PD-së i ka bërë nga qyteti i Lezhës, ku ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, në këtë qytet, në vijim të turit të tij paraelektoral të quajtur "Ditët e Shpresës".
Biznesi
Berisha është shprehur dje se strategjia e punësimit nuk mund të realizohet duke rënduar biznesin vendas me taksa. Sipas tij, buxhet nuk do të thotë arkë e shtetit, por arkë e gjithë shqiptarëve. "Hiqeni nga mendja se është arka e shtetit , ajo është vetëm e juaja. Në arkën e publikut do të ketë jo 100, jo 200, jo 500, por 1 miliard euro më shumë se sot. Unë zotohem para jush këtu, një qark me 45 për qind papunësi, se punësimi juaj, i djemve dhe vajzave tuaja do të jetë përparësi absolute e jona. Strategjia e punësimit do të bëhet e mundur, duke përgjysmuar taksat e biznesit të vogël, do të lëmë biznesin e saponisur 3 vjet pa taksa", tha Berisha. Duke iu drejtuar banorëve të Lezhës, Berisha tha se një ndër vendimet e para të qeverisë së opozitës do të jetë parandalimi i përmbytjeve në qytetin e Lezhës. "Ju jap fjalën se qeveria e ardhshme muajin e parë të saj, ndër vendimet më të para do të jetë mbrojtja juaj nga përmbytjet. Nuk do të lejojmë kurrë që të përmbyteni më", tha kreu demokrat.
Sulmi
Në fjalën e tij kryetari i PD-së e ka akuzuar Kryeministrin Nano për mashtrime të shumta që i bën elektoratit të tij. Sipas liderit demokrat, këto akuza nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. "Më thoshte këto ditë një diplomat perëndimor se në Evropë, Kryeministri juaj është bërë legjendar. Por, për çfarë, i them unë atij? Për mashtrimet, m'u përgjigj. Më erdhi turp, sepse vërtet ka mashtruar tepër", tha Berisha. Nga ana tjetër, ai u ka kërkuar të pranishmëve dhe gjithë banorëve të Lezhës të interesohen personalisht për regjistrimin e tyre në listat e votimit. "Nano, është i interesuar që ju të dilni sa më pak në votime, për të zgjatur pushtetin e tij". Në fund takimi i "Ditëve të Shpresës" në Lezhë, ka vijuar me një koncert ku ishin ftuar këngëtarë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Në këtë takim kreu Demokrat Berisha shoqërohej nga nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe deputeti aleancist, Preç Zogaj.