Ndërtuesit ankohen tek Fino për kryebashkiakun Rama

17/02/2005 Rrallohen lejet e ndërtimit në Tiranë, nuk ka transparencë në miratimin e tyre
Ndërtuesit kanë gjetur derën e Ministrit Fino për tu ankuar për mungesën e zonave dhe të lejeve të ndërtimit sidomos kur flitet për kryeqytetin. Pakënaqësitë e grumbulluara gjatë kohës që presin një përgjigje për leje nga Bashkia e Tiranës, janë zbazur në zyrën e Finos ku një grup ndërtuesish kanë kërkuar që ti jepet zgjidhje dy cështjeve kryesore, atë të lejeve të ndërtimit dhe zonave të reja ku mund të aplikohen këto leje. Gjatë takimit mes ndërtuesve dhe Ministrit Fino duke se është qarkulluar më shumë emri i kryebashkiakut Rama që me sa duket është dhe shqetësimi më i madh dhe serioz i ndërtuesve. Prej muajve, mungojnë lejet e ndërtimit dhe zonat që deri dje ishin të shfrytëzueshme kanë mbaruar. Bashkia nuk ka miratuar ende zonat e reja urbanistike të gatshme për ndërtim. “Do të ishte më mirë që propozimi të vinte nga Shoqata e Ndërtuesve në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitekteve, ku të propozonit zonat të cilat mendoni se janë me interes si për qytetarët, qytetin dhe Ju si ndërtues” - është shprehur Fino. Por ndërkaq Ministri Fino ju ka kujtuar ndërtuesve se gjatë 2004 KRRTSH –ja ka miratuar studime për zhvillime urbane me nië sipërfaqe të përgjithshme prej 2.800 ha. Duket se kjo nuk i ka ardhur në ndihmë, industrisë së ndërtimit, e cila ka bërë të qartë se mungesa e lejeve të ndërtimit dhe e zonave ku mund të punohet, do të thotë vetëm rritje e cmimit për cdo metër katror që mund të ndërtohet. Për Finon, puna e KRRTSH ka mbaruar dhe tani mbetet në duar të Bashkive të çojnë deri në fund punën e mirë. “Pa impenjimin serioz të vetë qeverisjes vendore, studimet dhe projektet që miratojmë ne do të mbeteshin letër e vdekur dhe pa impakt real në territor” –është shprehur Fino por pa ju referuar konkretisht Bashkisë së Tiranës. Kështu kriza në ndërtim, ka filluar të japë efektet e veta në tregun e banessve. Një metër katror në qëndër ka përfunduar 1 mijë euro metri katror, ndërkohë që në periferi fillohet në themel me 400 euro për metër katror. Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve Artan Dulaku, rreth 50 kompani gjatë 2005 nuk kanë patur mundësi të vënë në zbatim asnjë projekt, ndërkohë që rritmi i ndërtimeve gjatë këtij viti është ulur me 70 për qind. Gjatë takimit, ndërtuesit kanë folur dhe në lidhje me problemin e fateve kohore të dhënies së një leje ndërtimit në Bashkinë e Tiranës si dhe transparencës së këtij proçesi. “Shkurtimi i afateve të miratimit të lejeve të ndërtimit, nuk varet as nga dëshirat tona si Ministri, më mirë do të ishte të të respektohen afatet e vendosura në ligj nga njesitë vendore” – është përgjigur Fino duke mos marrë përsipër përgjegjësinë e negocimit me Bashkinë e Tiranës për këtë problem. Ndërsa për rritjen e transparencës në aprovimin e lejeve të ndërtimit, Fino u shpreh se do të kishte një zgjidhje e thjeshtë, që është bërja publike e vendimeve të Këshillave Teknikë dhe të KRRT-ve, duke i afishuar pranë Bashkive. Ndërkaq një çështje e diskutuar në takim ishte edhe përfundimi i studimeve të qyteteve kryesore me qëllim zhbllokimin e ndërtimeve në këto qendra. Për këtë Ministri Fino është shprehur se për Studimet e qendrave të qyteteve kryesore është bërë një punë e jashtëzakonshme me zbatimin e vendimit të KRRTRSH-së për këtë qëllim dhe pas miratimit të katër qyteteve të para jemi në pragun e finalizimit të kësaj pune edhe për qytete të tjera si Shkodra, Pogradeci, Berati dhe Lezha.
70 për qind
ulje e ndërtimeve
50 kompani
pa punë në 2004
1000 euro
metri katror në Tiranë
2800 ha tokë
studime urbanistike
Kërkesat e Ndërtuesve
Krijimi i zonave të reja të ndërtimit në Tiranë
Shkurtimi i kohës për dhënine e një leje ndërtimi
Transparencë në miratimin e lejeve të ndërtimit
Përfundimi i studimeve urbanistike të qyteteve kryesore
Një model perfekt anglez për figurat publike
Politikanët shqiptar tashmë e kanë një model të përkryer për të imituar. Eksperienca angleze e përsosjes së figurave publike në nivele të larta, kanë mbledhur një grup politikanësh të cilët duhet të mësonin të gjitha virtytet që i bëjnë figura publike të respektuara.Gjatë takimit Sir Philip Maëer Komisioner Parlamentar për standartet ka refreuar në lidhje me mënyrën se si britanikët, monitorojnë sjelljen e figurave publike dhe përcaktojnë standarte dhe rregulla për ta. Kështu të kesh transparencë dhe të jesh i ndërgjegjshëm në punë, janë tregues të punës së një funksionari, por nga ana tjetër jashtë zyrës atij i mbetet të jetë altruist dhe të karakterizohet nga ndërshmëria në jetën e tij. Kjo do të thotë që në punë të mos marrë nipërit apo kushërinjtë ashtu sikurse nuk duhet të pranojë para për një firmë, apo dhe nuk duhet të bëjë presion mbi mediat kur i preket figura e tij. Për të detruar figurat pulike të kenë në sjelljeë të tillë, Shoqata Britanike për Europën Qëndrore dhe Lindore , sugjeron ngritjen e një Komisioni për Standarte në Jetën Publike, që duhet të monitoroijë dhe të deytrojë politikanët të zbatojnë rregullat.“ Ne nuk jemi vetë të qartë për këto rregulla dhe aq më pak publiku që të ketë se cfarë të na kërkojë ne, prandaj duhet që të mësojmë nga këto eksperienca -ka thënë Petro Koci. Ky komision duhet të shqyrtojë shqetësime aktuale mbi standardet e sjelljes së të gjithë titullarëve të posteve publike, duke përfshirë rregullime që kanë të bëjnë me veprimtari financiare dhe tregtare, dhe të japë rekomandime përsa i përket ndryshimeve në rregullimet e tanishme që mund të kërkohen me qëllim sigurimin e stadardeve më të larta të sjelljes së duhur në jetën publike. Gjithashtu, Komisioni duhet shikojë çështje në lidhje me financimin e partive politike, dhe të japë rekomandime në lidhje me çdo ndryshim në rregullimet aktuale
Altruizmi
Integriteti
Objektiviteti
Përgjegjshmëria
Transparenca
Ndershmëria
Udhëheqja