Vogëlushja "gjeni": më shkolloni jashtë

17/02/2005 Merisa Gjoka, vajza 4-vjeçare, letër Presidentit dhe Kryeministrit
Merisa, vajza 4 vjeç e gjysmë, e quajtur gjeni disa muj më parë nga ministri i Arsimit, Luan Memushi, kërkon që të vazhdoj shkollën në një kolegj të huaj. Në një letër drejtuar Presidentit Alfred Moisiu dhe Kryeministrit Fatos Nano, ajo kërkon që shteti t'i japë mundësi që të shkollohet jashtë shtetit. Nga Presidenti Moisiu prindërit e Merisës kanë marrë përgjigjen se këtë kërkesë ia ka deleguar për të gjetur zgjidhje ministrit Memushi, prej të cilit nuk ka ende asnjë reagim. Ndërsa Kryeministri Nano nuk ka kthyer asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje ka qenë ajo e Minsitrit Memushi disa muj më parë, i cili e quajti publikisht fëmija-gjeni dhe i fali një shumë simbolike 1000 euro, një enciklopedi dhe një libër të tij. Por, prindërit e Merisës do të donin një ndihmë më të qenësishme se kaq, shkollim jashtë shtetit. Merisa lexon me zë të lartë letrën e shkruar me shkrimin e saj, por, siç thotë edhe vet, të diktuar nga i ati.
"Në moshën 4 vjeçe, kam nisur të shkruaj shumë mirë dhe të lexoj rrjedhshëm, madje dhe fjalë të vështira. Jam lexuesja dhe letërshkruesja më e vogël e globit. Bëj ushtrime matematike të klasës së parë dhe të dytë", lexon Merisa Gjoka nga Manza e Durrësit. E ëma tregon se që sa dha shenjat e para është marrë vet me vajzën. Ndërkohë fakti që përgatiste për shkollën dhe djalin e madh që tashmë është në klasë të tretë, ka bërë që t'i hynte si padashje mësimeve dhe Merisa. I ati i saj, Ismeti, thotë se e bija, duke jetuar në fshat do të jetë shumë e shkëputur nga aktivitetet që organizohen në qytet për bashkëmoshatarët e saj, kështu që nuk do të kishte dhe të njëjtin nivel shkollimi. "Meqenëse shteti ynë e ka të pamundur arsimimin tim, atëherë ju lutem të më ndihmoni që unë të kualifikohem në ndonjë institucion apo kolegj të ndonjë vendi perëndimor, ku i kanë këto kushte për kualifikimin e moshës sime dhe fëmijëve inteligjentë", thotë Merisa. "Natyra më dha talentin, njerëz më jepni dorën", thotë Merisa.