Nano nxjerr urdhër për tokat e lira në Shqipëri
17/02/2005 Vonesat në seancë
Interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës me Kryeministrin Fatos Nano, për situatën e krijuar nga kushtet atmosferike në të gjithë vendin, ka nisur me debate mes parlamentarëve. Vonesa prej 45 minutash për fillimin e seancës, e shkaktuar nga Kryeministri Nano, ka sjellë reagimin e kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi. Ai, në emër të Grupit, ka kërkuar nga kreu i Kuvendit një pushim prej 30 minutash për t'u konsultuar me grupin. Kjo kundërpërgjigje e demokratëve ka ardhur nga mosrespektimi i orarit të fillimit të seancës nga kreu i ekzekutivit shqiptar. Kërkesa nuk është pranuar nga Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, gjë që ka sjellë largimin e deputetëve të PD-së nga salla. Seanca ka rifilluar pas 15 minutash. Ndërkohë që, deputetë të PD-së janë shprehur se institucioni i parlamentit duhet të respektohet dhe Kryeministri shqiptar të mësohet me respektimin e orareve. Më pas seanca plenare ka vazhduar me rendin e ditës, ku Kryeministri ka dhëns statistikat mbi situatën në Shqipëri.
Kryeministri sqaron mbi aktet nënligjore për kthimin dhe kompensimin e pronave
Ka filluar puna për studimin dhe evidentimin e pronave të lira shtetërore në territoret turistike të vendit. Me urdhët të Kryeministrit Fatos Nano është ngritur grupi ndërinstitucional për ripërcaktimin e territorit turistik në zonën bregdetare jugore të vendit. Sipas këtij urdhri, do të gjykohet e do të vendoset nga strukturat e ngarkuara me ligj se, ç'do të bëhet me pronat e lira, duke synuar që atyre që do t'u kthehet apo kompensohet prona në këtë zonë, të mund të përfitojnë dhe nga projekte ndërtimore të gatshme. Identifikimi i sipërfaqeve të lira dhe përgatitja e një studimi për këto sipërfaqe është aktualisht puna e institucioneve shtetërore. Ky sqarim ka ardhur nga pyetja e shtruar prej deputetit të PD-së, Fatos Beja, lidhur me miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.
Përplasja
Njohja e opinionit publik me aktet nënligjore që ka nxjerë qeveria për të realizuar nenin 10 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ka qenë kërkesa që deputeti demokrat Fatos Beja i ka drejtuar Kryeministrit Nano. Mosnxjerrja e akteve nënligjore nga qeveria dhe vendimet e kundraligjshme të Këshillit të Ministrave për çështjen e pronave, sipas Bejës, e ka shpallur këtë këshill "pronar të të gjithë inventarit të trashëguar të ministrave, pa ndarë pronat e vërteta publike nga ato që u janë grabitur qytetarëve. Tjetërsimi i një pjesë të konsiderushme të këtyre pronave, në bashkëpunim mes qeverisë dhe zyrës së pasurive të paluajtshme, është në shkelje me Kushtetutën dhe rasti më specifik për këtë fenomen është Kakomeja", tha Beja. Gjithashtu, ai ka kërkuar nga qeveria që të shfuqizojë të gjitha vendimet që shkelin nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 10 të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, për t'iu kthyer pronarëve të gjitha pronat e vjedhura.
Nano
Nxjerrja e akteve nënligjore, sipas Kryeministrit Nano, nuk ngarkon Këshillin e Ministrave me ndonjë detyrim të posaçëm. Sipas Nanos, "nuk rezulton që për vendimet e Këshillit të Ministrave, të këtë pasur ndonjë kontestim ligjor, në kuptim të nenit 10 të ligjit "për kthimin dhe kompensimin e pronës". Megjithatë, nëse eventualisht do të ketë ndonjë objeksion, qoftë edhe për pronat e dajës a nëndajës së dikujt, ky objeksion duhet drejtuar te Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili është organi kompetent i ngarkuar nga ligji, me të cilin qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me transparencën maksimale për zbatimin e ligjit", tha Nano.