E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, pranga tre të miturve për 129 vjedhje

Greqi

Tre adoleshentë shqiptarë, me banim në Athinë kanë përfunduar në pranga, pasi kanë realizuar jo pak, por 129 vjedhje. Numri i lartë i vjedhjeve ishte realizuar në një kohë të shkurtër, ndërkohë që policia greke ka zbuluar gjithë mekanizmin. Një çift shqiptarësh kishin “punësuar” tre të rinj, duke u treguar se cilat shtëpi do të vidhnin. çifti ishte gjithmonë në gatishmëri, duke kontrolluar familjarët e një shtëpie kur largoheshin të gjithë nga banesa. Më pas dërgonin me makinën e tyre tre të rinjtë, të cilët boshatisnin shtëpinë nga bizhuteritë, paratë dhe gjithçka tjetër me vlerë të madhe. Tre adoleshentët paguheshin me përqindje. Nëse vidhnin shumë para dhe sende të çmuara, merrnin deri në 200 euro për çdo vjedhje, nëse nuk merrnin shumë, atëherë pagesa e tyre ishte 50 euro. Ditën e djeshme përfundoi karriera e tre adoleshentëve, pasi u arrestuan nga policia në Athinë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›