E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët e huaj “lakmojnë” suvenieret e Krujës

Turistet e huaj qe kane vizituar këtë vit Shqipërine nuk kanë përjashtuar nga axhenda e tyre tregun karakteristik te Krujes. Larmia e suvenireve artizanale dhe tradicionale shqiptare ka bërë që numri i turistëve kete vit të dyfishohet 

KRUJE-I njohur si pazari i Krujes, tregu i prodhimeve artizanale dhe tradicionale shqiptare ofron per te gjithe vizitoret vendas dhe te huaj larmishmeri produktesh. Ne tregun e Krujes, i vetmi ne llojin e vet ne vendin tone, mund te gjesh suvenire te prodhuara qysh para 300 vjetesh dhe deri ne ato te prodhuara ne ditet e sotme. Shumica e ketyre mallrave jane prodhime vendase kryesisht nga artizanet krutane, te cilet per te plotesuar vitrinat e tyre blejne produkte artizanale edhe nga treva te tjera te vendit. Tregetaret thone se turistet kryesisht ata te huaj tregojne interes te madh per prodhimet artizanale dhe tradicionale shqiptare.
Larmia e mallrave dhe produketeve artizanale dhe tradicionale shqiptare, vjetersia dhe domethenia e tyre kane ngjallur nje interest e madh tek turistet e huaj. Numri i tyre kete vit eshte dyfishuar ne krahasim me ate te vitit te kaluar. Te shumte kane qene turistet nga Anglia, Gjermania, Italia Spanja Hollanda e tj qe kane vizituar tregun artizanal te Krujes. Edhe polaket, ruset apo hungarezet nuk kane nguruar te vizitojne tregun e Krujes kete vit duke marre si kujtim ne vendin e tyre suvenire tradicionale shqiptare.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›